TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në Tiranë mbahet marsh solidariteti me Ukrainën

nga tëvë1
24 Shkurt, 2023
0
A A
Në Tiranë mbahet marsh solidariteti me Ukrainën

Ambasadorë, politikanë dhe qytetarë shqiptarë dhe ukrainas u bënë bashkë në një marsh solidariteti me Ukrainën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Manifestimi “Tirana Stands with Ukraine”u mbajt në ditën që shënon përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Marshi nisi nga rruga “Ukraina e Lirë”, ku ka selinë Ambasada e Ukrainës, për të vazhduar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u përmbyll para Bashkisë së Tiranës.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, kërkoi të mbahej një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga sulmet e Rusisë dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë për solidaritetin dhe ndihmën që i kanë dhënë Ukrainës.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, shprehu përkrahjen e ndaj popullit të Ukrainës dhe theksoi se Perëndimi nuk është i përçarë.

“Vetëm pak ditë më parë presidenti [amerikan, Joe] Biden, shkoi në Kiev dhe nuk duhet të jetë asnjë dyshim se ku qëndron SHBA-ja. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Presidenti Biden i kujtoi botës se [presidenti rus, Vladimir] Putini, e kishte gabim kur mendonte se Ukraina ishte e dobët, apo se Perëndimi ishte i përçarë. Perëndimi është si asnjëherë më parë i bashkuar”, tha Kim.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christine Hohman, gjithashtu theksoi se ndihma ndaj Ukrainës nuk do të mungojë nga Perëndimi, ndërsa pranoi se janë bërë edhe gabime.

“Së pari refuzuam të shihnim Rusinë për atë që është në të vërtetë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që haptazi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. U gabua gjithashtu duke ulur shanset ushtarake. Për ju, ukrainasit, vendi juaj nxori gjithë këto gabime tonat, se çdo ditë Ukraina po kryen rezistencë heroike. Ju jeni burim frymëzimi”, tha Hohman.

Në këtë aktivitet u shfaq dokumentari “Largimi i Irpin” që përmban raporte unike të dokumentuara nga një gazetar polak gjatë pushtimit të kësaj qyteze ukrainase dhe tregon ditët tragjike të mbrojtjes nga luftëtarët ukrainas në periferi të kryeqytetit, si dhe tmerret që përjetojnë civilët gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar pushtuesve rusë./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Alarm për bombë në Tiranë

​Alarm për bombë në Tiranë

Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan

Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan

Protestat në Serbi, aktivistët kritikojnë Vuçiqin për trysni te studentët dhe propagandë

Protestat në Serbi, aktivistët kritikojnë Vuçiqin për trysni te studentët dhe propagandë

Macron: Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse vazhdon bllokimi i ndihmave në Gazë

Macron: Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse vazhdon bllokimi i ndihmave në Gazë

“Kosova rrezikon mbi 40 mijë humbje të vendit të punës”- Dreshaj për vendimin e ZRrE-së

“Kosova rrezikon mbi 40 mijë humbje të vendit të punës”- Dreshaj për vendimin e ZRrE-së

Takimet e vazhdueshme të Kurtit me Limaj, a do të ketë një bashkëpunim së shpejti?- Flet Artan Nimani

Takimet e vazhdueshme të Kurtit me Limaj, a do të ketë një bashkëpunim së shpejti?- Flet Artan Nimani

A mund të ketë një mundësi të koalicion VV-ja me PDK-në?- Flet analisti politik

A mund të ketë një mundësi të koalicion VV-ja me PDK-në?- Flet analisti politik

“Info Nata” – 30.05.2025

“Info Nata” – 30.05.2025

A i bëri ofertë VV-ja Anton Qunit e Duda Balje?- Flet Deputetja e VV-së

A i bëri ofertë VV-ja Anton Qunit e Duda Balje?- Flet Deputetja e VV-së

Pacolli: Në takim me presidenten Osmani, VV-ja ka kërkuar mënyra të bashkëpunimit

Pacolli: Në takim me presidenten Osmani, VV-ja ka kërkuar mënyra të bashkëpunimit

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X