TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në Shqipëri zbulohet liqeni nëntokësor, vlerësohet më i madhi në botë

nga tëvë1
7 Shkurt, 2025
31
A A
Në Shqipëri zbulohet liqeni nëntokësor, vlerësohet më i madhi në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron, sipas fondacionit që financoi ekspeditën.

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë.

Në rajonin e Vromonerit në Leskovik, në anën shqiptare të kufirit, ata hasën në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë hartuar në detaje.
Sistemi përmban shumë burime të nxehta që lëshojnë kolona të larta avulli dhe gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.
Në fund të asaj humnerë, ekipi tani ka konfirmuar zbulimin e liqenit termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot.

Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë.

Për një krahasim çek, madhësia e dhomës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.

Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkonin pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga Fondacioni Neuron.

Burimet termale te Vromonerit gjenden pranë fshatit Kuqes komuna Leskovik, në luginën e Sarandaporosit, degë e Vjosës, 430 m mbi nivelin e detit. Janë disa burime termale, që dalin në rrëzë të shkëmbit, me temperaturë 40-500°C dhe përmbajtje sulfurore. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike), kurative, turistike. Vizitohen sipas rrugës rurale Leskovik- Kuqesh.

Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati një milion kurora, të dhuruara nga dashamirës privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, për nder të fondacionit.

Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, përshkruan se si u bë zbulimi.

“Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë”, tha ai, raporton televizonin çek

Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner celular LIDAR, i cili na lejon të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit.

Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur sonar.”

Teknologjia më e fundit është përdorur nga ekipi çek; GeoSlam, një lloj teknologjie skanimi 3D, ka krijuar modele të sakta të shpellës.

Procesi me të cilin është bërë shpella që përmban liqenin është gjithashtu e pazakontë.

Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë.
Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë në kuptimin e këtij lloji të rrallë të formimit të shpellave dhe ka më shumë punë për të bërë atje, siç shpjegon Richard Bouda

“Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni.

Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe në një kuptim më të mirë të hidrologjisë së saj, sepse deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen”, thotë Richard Bouda./euronews.al/

Share4Tweet3

Postime të ngjashme

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

​24 vjet nga marrëveshja për paqe në Maqedoninë e  Veriut

​24 vjet nga marrëveshja për paqe në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Zjarr i madh në Golesh

Zjarr i madh në Golesh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X