TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Në QKUK lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e fëmijës

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Në QKUK lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e fëmijës

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës sot është lansuar shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës”, një iniciativë që synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime publike.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se projekti është një shërbim i ri digjital në e-Kosova që thjeshton procedurat për prindërit që nga lindja e fëmijës.

Vitia tha se ky projekt ka nisur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe Ferizajt, por së shpejti do të shpërndahet në gjithë Kosovën.

“Ky projekt pra është një shërbim i ri digjital, i integruar në platformën e-Kosova, që lehtëson procedurat për prindërit që nga momenti i lindjes së fëmijëve. Përmes këtij sistemi, të gjitha të dhënat dhe shërbimet që lidhen me lindjen e fëmijëve, procedohen automatikisht nga spitali tek institucionet përkatëse pa pasur nevojë që prindërit të paraqiten fizikisht në një institucion tjetër pas lindjes së fëmijës në klinikën e Gjinekologjisë. Në këtë fazë përfshihen: regjistrimi i të porsalindurit në sistemin informativ shëndetësor, aplikimi për shtesat për lehonat dhe fëmijën, regjistrimi i vaksinave, një hap shumë i rëndësishëm për mbikëqyrjen e vaksinimit në Republikën e Kosovës, hapja e llogarive në platformën e-Kosova, si dhe njoftimi elektronik i institucioneve përkatëse. Platforma ofron gjithashtu informacione për secilën fazë, pra nga para lindjes, para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë, lindjes e deri te zhvillimi i hershëm i fëmijës”, tha ai.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu tha se ky projekt sjell një reformë të madhe duke vendosur qytetarin në qendër të shërbimeve.

Ai theksoi se sistemi lehtëson procedurat për prindërit, duke automatizuar proceset si vaksinimi, shtesat dhe regjistrimi i fëmijës si dhe ofron qasje në informata përmes platformës e-Kosova, nga shtatzënia deri pas lindjes.

“Ofrimi i shërbimeve bazuar në ngjarje jetësore është një prej reformave më rrënjësore në kuadër të reformës së administratës publike. Kjo paraqet një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si ofrohen shërbime, duke kaluar nga qasja ku institucioni është në qendër, drejt një qasjeje ku qytetari është në qendër….13\16 Kjo paraqet një lehtësim të madh për prindërit e rinj, për shkak se e zvogëlon interaksionin me institucionet, për shkak se, pra, si thamë, shumë procese ndodhin në mënyrë automatike sa i përket menaxhimit të procesit të vaksinimit, inicimit të procedurave për shtesa si dhe inicimi i regjistrimit të fëmijës së sapolindur në regjistrin civil. Përveç kësaj, sistemi, siç e përmendi edhe ministri, është i integruar në e-Kosova, pra, ku qytetari pastaj ka mundësi të qasjes në shërbime dhe informata që lidhen me lindjen e fëmijës, që nga periudha e para-shtatzënisë deri te periudha e kujdesit pas lindjes për fëmijët”, tha Jagxhiu.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, teksa përgëzoi institucionet e Kosovës për këtë shërbim, theksoi se çdo gjë që e lehtëson mirëpritjen e një të posalinduri në familje është gjë e mirë.

“Mirëpritja e një të porsalinduri në familje është një moment i mrekullueshëm, por mund të jetë edhe pak stresues për prindërit. Mendoj se çdo gjë që e lehtëson jetën në atë moment për nënat dhe familjet është një gjë e mirë. Përtej kësaj, mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për të treguar se kur flasim për një shtet modern, administratë moderne dhe shërbime moderne për qytetarët, nuk është thjesht një koncept abstrakt që ndodh diku tjetër, por diçka që u shërben realisht çdo qytetari dhe çdo familjeje”, tha ai

Tags: Arben VitiaQKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

Tre të vdekur pas shpërthimit të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

“Ditari”- 04.05.2026

“Ditari”- 04.05.2026

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën