TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Prishtinë mbahet ekspozita “Bota kujton Srebrenicën”

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Në Prishtinë mbahet ekspozita “Bota kujton Srebrenicën”

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bosnjës organizuan ekspozitë fotografike në Prishtinë: “Bota kujton Srebrenicën”. Në këtë ekspozitë përmes fotografive autentike u ilustrua historia e saj dhimbjet, vuajtjet e viktimave dhe të mbijetuarve të masakrës

Përfaqësues institucional dhe fetarë u bënë bashkë të enjten në Prishtinë.

Kjo meqë dy bashkësitë islame, ajo e Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës organizuan një ekspozitë.

Në ambientet e një hoteli në Prishtinë, këta prezantuan fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë.

Përjetimet e asaj që ndodhi rreth tri dekada më parë, para të pranishmëve në Prishtinë i solli dëshmitari dhe imami, Mevludin Hmjiq.

Andaj organizimin e sotëm e vlerësuan lart përfaqësues të rijasetit të Bosnje e Hercegovinës.

“Organizimi i sotëm na tregon se kujtimi për Srebrenicën duhet të mbetet i gjallë, jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për të gjithë ne. Ngjarjet e tilla na mësojnë shumë, por mbi të gjitha përgjegjësinë dhe respektimin e njëri-tjetrit pa asnjë dallim”, tha Azra Efndic Eminovi – Përfaqësuese e Rijasetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

E Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava theksoi se pas një krimi të tillë qëndrojnë pushtetet me qëllim shfarosjen e etnive të shtypura.

“Në Bosnjë ishte qëllimi i spastrimit etnik e atij fetar të boshnjakeve siç ishte edhe në Kosovë në vitet 98-99 me shumë masakra si në Reçak, Abri, Mejë e shumë masakra tjera”, u shpreh Tërnava.
Se e ndjejnë dhimbjen e thellë si boshnjakë në gjykimin e gjenocidit e tha zëvendës-kryeministrja Emilja Rexhepi.

Ekspozita përmbante 11 segmente të gjenocidit ku përshkruajnë fazat e gjenocidit nga ngjarjet paraprake tek ekzekutimi i krimeve dhe deri tek fshehja e tyre.

Me këtë ekspozitë synohet të rritet ndërgjegjësimi për gjenocidin në Srebrenicë dhe të nderohen viktimat e këtij gjenocidi.

Më shumë se 8 mijë myslimanë nga Bosnja u vranë brenda pak ditëve nga forcat e armatosura serbe në korrik të vitit 1995.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën