TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në prag të takimit Kurti – Vuçiq, njohësit shprehen skeptik për progres të dialogut

Pas plot 9 muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sërish në Bruksel për ta vazhduar procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Njohësit e rrethanave politike shprehen skeptik se do të ketë progres nga ky raund i ri i dialogut.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Në prag të takimit Kurti – Vuçiq, njohësit shprehen skeptik për progres të dialogut

Për herë të fundit në Bruksel u takuan më 23 shtator të vitit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas plot 9 muajsh do të kthehen sërish në tavolinën e bisedimeve për ta vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha nga Brukseli se janë duke bërë gjithçka për t’i shtyrë përpara negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë po provoj ta shtyj përpara procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne tashmë kemi marrëveshjen e Ohrit por palët nuk kanë qenë ta gatshme ta zbatojnë, andaj është e domosdoshme që të ketë edhe një takim tjetër të niveli të lartë për t’i diskutuar këto gjëra. Ndërkohë unë kam propozuar që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës”, tha Borrell.

Për takimin e së mërkurës ka folur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se po shkon në Bruksel për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut.

“Nesër në mëngjes do të udhëtoj për në Bruksel, e kam konfirmuar pjesëmarrjen time. S’ka pasur takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit të kaluar e në këtë qershor u bënë 3 vjet i takimeve të nivelit të lartë në dialog…Besoj që pos tjerash, takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilaterial do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi e të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë që mund të ecet para”, tha Kurti.

Mirëpo analisti i politikave nga Demokracia Plus, Emir Abrashi, shprehet skeptik se do të ketë diçka produktive në kuadër të këtij takimi të nivelit të lartë.

“Është lajm shumë i mirë që palët po takohen sërish pas një periudhe të gjatë për ta vazhduar procesin e dialogut me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet. Megjithatë unë nuk kam shumë pritshmëri nga takimi i nesërm sepse mandati i z.Lajçak dhe Borrell është drejt përfundimit”, tha Abrashi.

Kurse profesori i diplomacisë,Valon Murtezaj, thotë se në këtë raund të ri të dialogut do të bëhet një vlerësim se sa është arritur progres deri më tani.

“Do të jetë një takim i vlerësimit të ecurisë së deritashme të procesit të dialogut dhe do të diskutohet për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Murtezaj

Tutje, Murtezaj thotë se Serbia nuk është e interesuar fare që t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën.

“Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit kanë mbetur ta pazbatuara, gjithmonë në radhë të parë për shkak të destruktivitetit të qeverisë së Serbisë e cila nuk ka interesim as për ta themeluar Asociacionin në mënyrë të vërtetë por as për t’i zbatuar marrëveshjet që do të çonin në një mënyrë në njohje formale apo juridike të Kosovës”, shtoi ai.

Kurti dhe Vuçiq deri më tani kanë zhvilluar gjithsej tetë takime, por të gjitha kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Do të vazhdojnë bisedimet, folëm për emra konkretë

Kurti: Do të vazhdojnë bisedimet, folëm për emra konkretë

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Policia realizon dy ekstradime brenda një dite

Policia realizon dy ekstradime brenda një dite

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.08.2026

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, kryefamiljari rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, kryefamiljari rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën