TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në Hagë po dëshmon serbja Jeliq, kërkon të dijë për fatin e burrit

nga TËVË 1
11 muaj më parë
0
A A
Në Hagë po dëshmon serbja Jeliq, kërkon të dijë për fatin e burrit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dhënë dëshminë para trupit gjykues dëshmitarja e 94-të, në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Stamena Jeliq me kombësi serbe tha se gjatë luftës i është rrëmbyer bashkëshorti dhe akoma nuk është kthyer.

“Në verën e 1999-ës, dëshmitarja (01163) serbe jetonte në Rahovec së bashku me burrin e saj Marko Jeliq dhe me pjesëtarë të tjerë të familjes. Me ose rreth datës 16 qershor 1999, ajo ka qenë dëshmitare e rrëmbimit dhe keqtrajtimit të fqinjit të saj nga ushtarë të UÇK-së. Më vonë atë ditë, dëshmitares  iu tha nga persona të tjerë që tre serbë të tjerë që jetonin në afërsi ishin marrë në një automjet nga pjesëtarë të UÇK-së. Më 9 gusht 1999, burri i saj u mor nga shtëpia e tij nga tre anëtarë të UÇK-së në prani të saj nga anëtarë të UÇK-së. Ai nuk u kthye kurrë në shtëpi dhe është i zhdukur që nga ajo kohë. Nëna e Marko Jelliq ka kontaktuar komandantin e UÇK-së në atë zonë për të marrë informacion lidhur me djalin e saj, por pa sukses. Nga gjithë serbët e rrëmbyer vetëm trupi-kufoma e Panta Gragoviq është gjetur”, tha prokurorja Alexandra Insinga.

Dëshmitarja u pyet nga mbrojtja nëse ishte e sigurt që ata që i rrëmbyen burrin ishin pjesëtar të UÇK-së.

“Burrat që morën bashkëshortin tuaj mund të kenë qenë kriminel nga Shqipëria që e kanë marr burrin tuaj për haraç dhe kanë pretenduar që janë nga UÇK”, tha Nina Tavakoli, avokate e Hashim Thaçit.

“Ata që kërkuan para e që morën bashkëshortin tim nuk ishin nga Shqipëria por nga Rahoveci, të njëjtin persona që e morën ishin ata që kërkuan para”, tha Stamena Jeliq, dëshmitare, shkruan RTK.

Dëshmitarja tha se ka vetëm një kërkesë lidhur me çështjen e bashkëshortit të saj.

“Trupi i tij nuk është gjetur kurrë…Ajo se çfarë dua të dijë është ajo se çfarë i ka ndodhur bashkëshortit tim dhe do të ishte mirë që të paktën të gjenim qoftë edhe një kockë të vetme në mënyrë të tillë që t’i bënim një varr dhe të kisha një vend ku më në fund mund ta qaja atë”, shtoi Jeliq.

Mbrojtja e Thaçit e pyeti nëse e dinte që institucionet e Kosovës kanë bërë një hetim për zhdukjen e bashkëshortit të saj, për çka Jeliq tha se nuk është e informuar për këtë. Por, avokatja tha se vet dëshmitarja i ka dhënë dëshmi Prokurorisë së Kosovës.

“Është hapur një hetim nga Prokuroria në Kosovë dhe ju thatë që nuk keni info për këtë?”, tha avokatja Tavakoli.

“Nuk kam bërë asnjëherë asnjë bisedë”, u përgjigj Jeliq. “Nuk keni pas asnjë bisedë me EULEX, këtë po deklaroni?”, pyeti sërish avokatja. “Nuk kam pasur asnjëherë asnjë bisedë me ta, unë thjesht kam shkuar aty dhe kam raportuar zhdukjen e burrit tim”, shtoi dëshmitarja.

“A e keni raportuar zhdukjen e burrit tuaj te organi i sundimit të ligjit në Kosovë?”, pyeti avokatja Tavakoli. “Po kam shkuar te KFOR-i dhe kam raportuar për zhdukjen e tij, por që atëherë askush nuk më ka bërë asnjë pyetje, askush nuk ka ardhur të më bëj pyetje”, tha dëshmitarja.

Ajo foli edhe për ndikimin që pati te ajo dhe fëmijët zhdukja e bashkëshortit të saj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

Tags: Panta GragoviqStamena JeliqUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes 2 – vjeçari në QKUK, aksidentalisht ishte lënduar në kokë ditë më parë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

40% e të punësuarve me kredi aktive

Auto Draft

Akuzat e ish-punëtorit të “Trepçës”: Më larguan nga puna për inate personale

Auto Draft

Detaje nga vrasja e së shtunës në Podujevë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump thotë se Izraeli ka pranuar kushtet, ka një “paralajmërim të fundit” për Hamasin

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes 2 – vjeçari në QKUK, aksidentalisht ishte lënduar në kokë ditë më parë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

40% e të punësuarve me kredi aktive

Auto Draft

Akuzat e ish-punëtorit të “Trepçës”: Më larguan nga puna për inate personale

Auto Draft

Detaje nga vrasja e së shtunës në Podujevë

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X