TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

by teve1
2 orë ago
1
A A
“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë, protestë e cila u thirr nga ana e tyre për padrejtësi pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ani pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Ata bënë thirrje që t’u lejohet e drejta e tyre që të japin provimin në gjuhën amtare.

Sipas tyre, një shtet që nuk i respekton vet ligjet dhe Kushtetutën “është një shtet i brishtë”.

Njëri nga organizatorët, Mevlan Ademi tha se si studentë të drejtësisë që nesër vet do të mbrojnë ligjin, po detyrohen të protestojnë duke kërkuar të drejtën për të përdorur gjuhën amtare.

Sipas tij një shtet që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet nuk ka problem gjuhe por drejtësie.

“Kjo protestë nuk duhej të ndodhte kurrë. Nuk dua as ta mendoj që në vitin 2026 studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, por ja ku jemi.. Gjuha shqipe nuk është vetëm mënyra si flasim, është mënyra se si ekzistojmë, mbijetuam, qëndruar e si kemi ardhur deri këtu.. Ne jemi student të drejtësisë, ata që nesër do të mbrojmë ligjin, por sot jemi detyruar të dalim këtu për të kërkuar diçka që ligji tashmë e njeh, të drejtën për të përdorur gjuhën tonë amtare. Një shtet që nuk zbaton të drejtat e veta që i ka shkruar, nuk është i fortë, është i brishtë. Nuk kërkojmë favore, kërkojmë barazi.. Një komb që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet nuk ka problem gjuhe, ka problem drejtësie”, tha Ademi.

Ndërsa, kryetari i parlamentit studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në Tetovë, Besar Sejdiu tha se çdo zvarritje e këtij ligji është përpjekje për të mohuar një të drejtë që u takon.

“Kërkesa jonë është e thjeshtë, respektoni Kushtetutën dhe ligjin, as më shumë e as më pak. Kolegët tanë kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Çdo zvarritje është përpjekje për të mohuar një të drejtë që na është mohuar prej shumë vitesh. Gjuha shqipe zyrtare nuk negociohet”, tha Sejdiu.

E Besian Rexhepi tha se kjo çështje duhet të shfrytëzohet si një moment reflektimi për të gjithë faktorët institucional dhe politik.

“Në një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut kemi nevojë për zgjedhje të qarta, të plota dhe të qëndrueshme ligjore, që respektojnë realitetin shoqërorë dhe diversitetin e këtij vendi. Prandaj ky është një moment reflektimi për të gjithë faktorët institucional dhe politik”, shtoi ai.

Gjatë marshimit ata i janë drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov që të dorëzojnë dorëheqjen.

Studentët dërguan edhe një peticion duke kërkuar të drejtën e tyre që u takon me ligj dhe kushtetutë.

Ky provim i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit juridik si avokat, gjyqtar apo prokuror, në praktikë zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, edhe pse gjuha shqipe ka ligjërisht status zyrtar.

Ndryshe, ditët e fundit studentët shqiptarë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë kanë nisur aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qyteteve, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në afishet e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën