Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin ku gjeti i vdekur një person mbrëmë në Lagjen Arbëria, është gjetur një armë zjarri dhe substance narkotike.
Mbrëmë në një banesë është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore mbi 40- vjeç.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.