TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndryshon përbërja e trupit gjykues, shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Ndryshon përbërja e trupit gjykues, shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit

Prizren– Për shkak se trupi gjykues do të pësojë ndryshime, është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin ku Osman Krasniqi po ngarkohet se në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka deklaruar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, anëtarët e trupit gjykues duhet t’i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Andaj, njëra anëtare e këtij trupi gjykues, Vjollca Buzhala, nuk i përket Departamentit të Krimeve të Rënda.

Në këto rrethana, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 9 nëntor 2022, e ngarkon Osman Krasniqin se më 8 prill 2021 deri më 5 maj 2021, në kohë të pacaktuar, si drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për operatorin ekonomik “Eurovia BI”, me seli në Prizren.

Ai akuzohet se si menaxher i kontratës në tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara në Komunën e Prizrenit”, nxjerr urdhra për “Eurovia BI” që në kuadër të kontratës të shuaj zjarrin përmes transportimit dhe hedhjes së dheut në deponinë e fshatit Zhur, i ka mundësuar operatorit ekonomik “Eurovia BI” përfitim pasuror përmes kontratës, e cila nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjes së dheut për shuarjen e zjarrit në deponi.

Sipas Prokurorisë, Krasniqi akuzohet se i ka pranuar faturat dhe ka mundësuar pagesat nga pozicioni i paraparë sipas pikës C shërbime me zhavorr në vlerën prej 8.02 euro për njësinë matëse m3 në kundërshtim me objektin dhe pozicionet e kontratës, në të cilin ka qenë menaxher, duke anashkaluar zyrën e prokurimit, ashtu që dëmton buxhetin e Komunës së Prizrenit për shumën totale prej 247 mijë e 360 euro e 40 centë.

Në aktakuzë, thuhet se me këto veprime, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik me nr. 04/1-042 indryshuar dhe plotësuar me ligjet 04/L-237, 05/L-68 dhe 05/L-092 si dhe në kundërshtim me rregullat e udhëzuesit operativ përprokurim publik RRUPP dhe atë nenet 19, 20 dhe 61.

Krasniqi, për këto veprime po akuzohet se ka kryer veprënpenale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 i KPRK-së, vepër penale e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 10 vjet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-ja në Drenas është në zor, elektorati është ndarë

Drenori: PDK-ja në Drenas është në zor, elektorati është ndarë

“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

Ismaili: Politika me i marrë votat e me harru pas zgjedhjeve përfundon me 12 tetor në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 07.10.2025

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën