TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ndërprehen racionet ushqimore për një milionë refugjatë në Uganda për shkak të krizës së financimit në OKB

nga teve1
8 Maj, 2025
0
A A
Ndërprehen racionet ushqimore për një milionë refugjatë në Uganda për shkak të krizës së financimit në OKB

Ndihma ushqimore për 1 milion refugjatë në Ugandë është ndërprerë plotësisht këtë javë për shkak të një mungese të madhe fondesh në Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP). WFP kishte paralajmëruar se i nevojiteshin urgjentisht 50 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët që ikin nga konfliktet në Republikën Demokratike të Kongos, Sudanin e Jugut dhe Sudanin.

Uganda strehon aktualisht mbi 1.8 milionë refugjatë – numri më i madh në Afrikë – me 60,000 të sapoardhur vetëm në tre muajt e fundit. Niveli i kequshqyerjes në qendrat e pranimit ka arritur në pikë kritike, me mbi 15%, ndërsa racionet ushqimore ishin reduktuar deri në 80% përpara se të ndaleshin krejtësisht, raporton The Guardian.

Ministri i Refugjatëve të Ugandës, Hillary Onek, fajësoi shkurtimet drastike të ndihmës nga vendet perëndimore, përfshirë ngrirjen e financimeve nga SHBA gjatë presidencës së Donald Trump dhe uljen e ndihmës nga Britania nga 0.58% në 0.3% të të ardhurave kombëtare. “Refugjatët do të vuajnë pasojat,” tha Onek, duke paralajmëruar për dhunë të mundshme, trazira dhe kthime të detyruara nëse ndihma nuk rifillon.

UNHCR ka nisur një apel të veçantë prej 44 milionë dollarësh për të ndihmuar refugjatët e rinj nga Kongo, por presioni mbi ushqimin, strehimin dhe kujdesin shëndetësor vazhdon të rritet.

Refugjatët në kampin Bidi Bidi, një nga më të mëdhenjtë në Afrikë, shprehen të dëshpëruar. “Ne kemi mbijetuar me racionet ushqimore. Pa to, njerëzit do të vdesin nga uria,” tha Simon Okello, një refugjat nga Sudani i Jugut.

Organizatat humanitare paralajmërojnë se kriza mund ta detyrojë Ugandën të braktisë politikën e saj mikpritëse ndaj refugjatëve, nëse nuk rifillon mbështetja ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Sulmet e Izraelit në Gaza, mbi 1 mijë persona të vrarë

Në 24 orët e fundit në Gaza u vranë 79 persona

Begaj: ShBA e pazëvendësueshme në zhvillimin e rajonit

Begaj: ShBA e pazëvendësueshme në zhvillimin e rajonit

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X