TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për manipulim të votave

by Tëvë1
9 muaj ago
3
A A
Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 19 kryesues në Suharekë nga 72 sa janë intervistuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Aksioni mes Prokurorisë dhe Policisë u zhvillua pas dyshimeve lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.

Hetimi është iniciuar me urdhër të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu.

Prokuroria bëri të ditur se brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedure.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka iniciuar hetime me vetiniciativë.

Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar shtatëdhjetë e dy (72) të dyshuar.

Nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par.2  të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Tags: manipulim me votaprizrensuharekTeve1zgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare  janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare  janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Ministrja Pacolli urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina në Prishtinë

Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve edhe në Kosovë: Kush duhet të reagojë?

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

AUV ndalon shitjen e mishit të pulës nga Brazili të importuar, konstaton bakterin salmonella

AUV ndalon shitjen e mishit të pulës nga Brazili të importuar, konstaton bakterin salmonella

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën