TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndahen grantet për 34 të rinj nga programi i vetëpunësimit

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Ndahen grantet për 34 të rinj nga programi i vetëpunësimit

34 grante në vlerë deri në tre mijë euro janë ndarë për përfituesit nga programi i vetëpunësimit. Ky program zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Kosovës në bashkëpunim me GIZ-in. Përveç mbështetjes financiare për grante individuale, do të ofrohet edhe mentorim për muajt e parë të biznesit. Në ceremoninë e ndarjes së këtyre granteve u tha se janë mbështetur idetë e bizneseve që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se për këtë program kanë aplikuar më shumë se 150 persona.

“Fillimisht kanë qenë të trajnuar 175 të rinj dhe të reja në ndërmarrësi dhe zhvillim të planit të biznesit, e ku pastaj prej tyre 34 nga këto plane janë përzgjedhur si më të mirat nga komisionet përkatëse. Dhe tashmë ato plane të biznesit do të jetësohen edhe përmes mbështetjes financiare. Në mesin e këtyre planeve ka edhe të atilla që ofrojnë produkte apo shërbime të reja, përdorin teknologji inovative, shfrytëzojnë burime të ripërtërishme të energjisë, ku secila prej tyre hap edhe vende të reja të punës. Sot në mesin tonë kemi prezentë pikërisht ideatorët e planeve fituese të cilëve po u ofrojmë mbështetje me grante dhe jo vetëm. Përveç mbështetjes financiare për grante individuale në vlerë deri në tre mijë euro, gjithashtu do të ofrohet edhe mentorim për muajt e parë të biznesit”, u shpreh ai.

David Oberhuber, drejtor i GIZ Kosova tha se ideja kryesore është që të zhvillohet një treg aktiv i punës.

“Kemi pasur 170 aplikantë në fillim dhe tani i kemi 34 përfitues dhe ajo që ka qenë me rëndësi për ne është që tani në këtë pilot-skemë, ministria i paguan grantet ne vetëm ofrojmë shërbime këshilluese në afat të mesëm. Dhe me sa kuptova në fazën e tretë të skemës do ta marrim përsipër plotësisht financiarisht. Është e rëndësishme që këto skema të integrohen si shërbim i përhershëm dhe pastaj të bëhen pjesë e bazës së asaj që po e diskutojmë edhe me ministrinë që ta kemi një ofertë për çdo person të ri në këtë vend në afat të mesëm dhe kjo është ideja kryesore”, shtoi ai.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre granteve, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Kosovës, Jehona Rexha tregoi se janë mbështetur të rinjtë të cilët kanë pasur synim zhvillimin ekonomik.

“Jemi fokusuar në mbështetjen e ideve të bizneseve që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale. Kemi mbështetur të rinjtë që dëshmojnë të transformojnë idetë e tyre inovative në realitet përmes një procesi të mirë strukturuar që e përfshin ashtu siç tha edhe ministri, trajnimin, financimin dhe mentorimin”, përfundoi ajo.

Ky program është shpallur nga data 29 shtator dhe ka qenë i hapur deri me 31 tetor 2023. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Sumiçiq: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

Zhvillimet në Mitrovicë, KQZ del me sqarim

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

IFC dhe Prishtina Mall nënshkruajnë marrëveshjen 75 milionëshe

IFC dhe Prishtina Mall nënshkruajnë marrëveshjen 75 milionëshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën