TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti sirian lëshon dekret të posaçëm që garanton të drejtat e komunitetit kurd

by tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Presidenti sirian lëshon dekret të posaçëm që garanton të drejtat e komunitetit kurd

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, nxori të premten në mbrëmje një dekret të posaçëm, i cili thekson se sirianët kurdë janë pjesë përbërëse e pandashme e kombit dhe garanton të drejtat e tyre kulturore, gjuhësore dhe civile, njoftoi Agjencia Siriane e Lajmeve (SANA).

Në dekret thuhet se qytetarët kurdë janë një komponent “themelor dhe autentik” i popullit sirian dhe se identiteti i tyre kulturor dhe gjuhësor është i pandarë nga identiteti kombëtar i bashkuar dhe i larmishëm i Sirisë.

Dokumenti angazhon shtetin për mbrojtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe për garantimin e të drejtës së kurdëve për ruajtjen e trashëgimisë dhe artit të tyre, përfshirë zhvillimin e gjuhës amtare në kuadër të sovranitetit kombëtar.

Sipas dekretit, gjuha kurde njihet si “gjuhë kombëtare”.

Mësimi i saj do të lejohet në shkollat publike dhe private në zonat me popullsi të konsiderueshme kurde, si lëndë zgjedhore ose përmes aktiviteteve kulturore dhe arsimore.

Masa shfuqizon gjithashtu të gjitha ligjet dhe procedurat e jashtëzakonshme që rrjedhin nga regjistrimi i vitit 1962 në provincën Hasakah dhe u jep shtetësinë siriane të gjithë banorëve me origjinë kurde që jetojnë në Siri, përfshirë ata që më parë ishin të regjistruar si pa shtetësi, duke garantuar barazi të plotë në të drejta dhe detyrime.

Në një hap simbolik, dekreti shpall festën e Nevruzit më 21 mars si festë zyrtare me pushim të paguar në mbarë vendin, duke e përshkruar atë si një festë kombëtare të pranverës dhe kohezionit shoqëror.

Gjithashtu, ai udhëzon mediat shtetërore dhe institucionet arsimore të adoptojnë një diskurs kombëtar gjithëpërfshirës, duke ndaluar shprehimisht diskriminimin ose përjashtimin mbi baza etnike apo gjuhësore. Nxitja e përçarjeve etnike do të ndëshkohet sipas ligjeve ekzistuese, thuhet në dekret.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt kurdëve, al-Sharaa tha në një mesazh të regjistruar në platformën sociale amerikane X se barazia mes sirianëve tejkalon përkatësinë etnike, duke deklaruar se “nuk ka epërsi të arabit ndaj kurdit, turkut apo askujt tjetër, përveçse përmes drejtësisë dhe integritetit, pavarësisht origjinës”.

“Populli ynë kurd, pasardhës të Salahudin Ejjubit, ruhuni nga besimi në pretendime se ne kërkojmë t’ju bëjmë keq. Për Zotin, kushdo që ju dëmton është armiku ynë deri në Ditën e Gjykimit. Jeta juaj është jeta jonë. Ne kërkojmë vetëm të mirën e vendit dhe popullit të tij, zhvillimin, rindërtimin dhe unitetin e kombit”, shtoi ai.

Presidenti sirian u bëri thirrje të zhvendosurve me forcë të kthehen në shtëpitë e tyre në mënyrë të sigurt “pa kushte apo kufizime, përveç dorëzimit të armëve”.

Ai i ftoi kurdët të marrin pjesë aktive në ndërtimin e vendit dhe ruajtjen e unitetit të tij, duke e përmbyllur fjalimin me shfaqjen e firmës së tij në dekret.

Komentet e presidentit erdhën në kohën kur ushtria siriane deklaroi se kërcënimi i sigurisë nga grupi terrorist SDF në provincën e Halepit ende nuk është eliminuar, pavarësisht përpjekjeve për uljen e tensioneve.

Të hënën, ushtria siriane dërgoi forca shtesë në lindje të Halepit, pasi u zbulua mbërritja e anëtarëve të tjerë të SDF-së dhe mbetjeve të regjimit të rrëzuar pranë qytezave Maskanah dhe Deir Hafir.

Në mars të vitit 2025, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për integrimin e organizatës terroriste YPG/SDF në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke refuzuar çdo përpjekje për ndarje.

Megjithatë, autoritetet thonë se SDF-ja nuk i ka respektuar kushtet e këtyre marrëveshjeve.

Qeveria siriane ka intensifikuar përpjekjet për rivendosjen e sigurisë në mbarë vendin që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor të vitit 2024, pas 24 vitesh në pushtet./TRTBallkan/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Huthët e Jemenit thonë se kanë goditur me dronë aeroportin Najran në Arabinë Saudite

Huthët e Jemenit thonë se kanë goditur me dronë aeroportin Najran në Arabinë Saudite

Delegacionet libaneze dhe izraelite takohen në Romë për bisedime direkte

Delegacionet libaneze dhe izraelite takohen në Romë për bisedime direkte

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

​Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

​Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

​Arrest shtëpiak për dy të dyshuar në Prizren, përvetësuan 2 mijë e 282 euro nga pacientët

​Arrest shtëpiak për dy të dyshuar në Prizren, përvetësuan 2 mijë e 282 euro nga pacientët

Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

Apple bllokon përkohësisht Telegram nga App Store

Apple bllokon përkohësisht Telegram nga App Store

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin e gjykatës

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështoreve kërkon të ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën