TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

NATO e vlerëson të domosdoshme praninë e Aleancës në Kosovë për ruajtjen e paqes

NATO ka publikuar të enjten raportin vjetor, në të cilin thuhet se prania ushtarake e Aleancës në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në raport përmendet edhe sulmi terrorist në Banjskë, ndërsa theksohet se KFORI ka luajtur një rol kyç për ta siguruar stabilitetin në Kosovë gjatë asaj kohe.

by teve1
2 vjet ago
0
A A
KFOR për sulmin në Banjskë: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kështu thuhet në raportin vjetor të NATO-s, i cili pas publikimit u prezantua të enjten në Bruksel nga shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në raport përmendet edhe sulmi terrorist në Banjskë i 24 shtatorit, ndërsa theksohet se KFOR-i ka luajtur një rol kyç për ta siguruar stabilitetin e Kosovës në atë kohë.

“Në vitin 2023, KFOR-i luajti rol kyç për të siguruar stabilitet në Kosovë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Pas shpërthimit të dhunës në muajin maj dhe shtator, aleatët dislokuan rreth 1.000 forca rezervë për misionin, që paraqet rritjen më të madhe në një decenie. Kjo ia ka mundësuar KFOR-it ta trefishojë numrin e patrullimeve dhe ta katërfishojë praninë në veri të Kosovës”, thuhet në raportin vjetor të NATO-s 2023.

Sipas raportit të së enjtes, tani misioni i KFOR-it i ka 4.700 pjesëtarë në Kosovë, përfshirë edhe forcën rezervë.

Në raportin e tij vjetor, Stoltenberg përmend edhe ndihmën që NATO-ja ia ka ofruar organizatave të sigurisë në Kosovë për ndërtimin e kapaciteteve të tyre, sidomos në fushën e logjistikës, për mbështetje mjekësore, prokurim dhe menaxhim të resurseve njerëzore.

Stoltenberg , gjatë konferencës së tij u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të ofrojnë më shumë municion për Ukrainën, ndërsa shtoi se do të ishte një gabim i madh historik nëse lejohet që presidenti rus Vladimir Putin të fitojë luftën që ka nisur në Ukrainë.

“Aleatët e NATO-s nuk po i japin Ukrainës municion të mjaftueshëm dhe kjo ka pasoja në fushën e betejës çdo ditë. Ne nuk mund t’i lejojmë udhëheqësit autoritarë të kalojnë rrugën duke përdorur forcën. Kjo do të ishte e rrezikshme për të gjithë ne”, ka thënë, sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Raporti i prezantuar të enjten në Bruksel konsiderohet i fundit i paraqitur nga sekretari i tanishëm Stoltenberg, pasi pritet që së shpejti, mundësisht para samitit në Uashington në korrik, aleatët të pajtohen për emërimin e pasardhësit të Stoltenbergut.

NATO-ja prezanton rregullisht raport vjetor për aktivitetet e veta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën