TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nasa publikon fotot e kometës Atlas

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Nasa publikon fotot e kometës Atlas

NASA publikoi fotot e para dhe informacione të cilat nuk diheshin deri më tani sa i përket kometës ndëryjore Altas, kometa e tretë kjo e cila viziton sistemin tone diellor. Fotot e Agjencisë Amerikan të Hapësirës tregojnë 3I ATLAS si një pike të ndritshme drite e rrethuar nga një hije e mjegullt gazi dhe pluhuri kozmik. Objekti shfaqet kryesisht si një pikë e ndriçuar, ndërsa në disa prej tyre dallohet edhe bishti i kometës, i paraqitur si një vijë e zbehtë e zgjatur.

Fotot janë realizuar gjatë javëve të fundit nga disa anije kozmike të NASA-s, teksa kometa e mistershme kalonte përmes pjesës së brendshme të sistemit diellor. Publikimi i tyre u vonua për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane, e cila pezulloi aktivitetet e NASA-s dhe agjencive të tjera federale.

3I/ATLAS u zbulua fillimisht në korrik, duke nxitur interes të madh mes shkencëtarëve dhe astronomëve, për shkak të mundësisë tepër të rrallë për të studiuar nga afër një objekt ndëryjor. Para saj, vetëm dy objekte të tilla janë konfirmuar; ‘Oumuamua në vitin 2017 dhe kometa 2I/Borisov në vitin 2019.

Vizita e 3I/ATLAS ka shkaktuar spekullime të medha se objekti mund të jetë teknologji jashtëtokësore apo një anije alienësh, por deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që të mbështesë këto teori. NASA ka theksuar se kometa është “plotësisht në përputhje me atë që pritet nga një kometë e zakonshme”.

Gjatë javëve në vijim, shkencëtarët do të kenë më shumë mundësi ta analizojnë në detaje 3I/ATLAS, duke studiuar pamjen, shpejtësinë dhe vendin e mundshëm të origjinës. Kometa kaloi pikën më të afërt me Diellin në fund të tetorit dhe aktualisht po vazhdon udhëtimin nëpër sistemin diellor të brendshëm. Për shkak të afërsisë me Diellin, ajo ka qenë e padukshme për teleskopët tokësorë, por NASA pret që të rishfaqet në fillim të dhjetorit, pasi të ketë kaluar nga ana tjetër e Diellit. Më 19 dhjetor, 3I/ATLAS pritet të kalojë pranë Tokës, megjithatë pa asnjë rrezik për planetin tonë. NASA njofton se kometa do të qëndrojë rreth 170 milionë milje larg, një distancë plotësisht e sigurt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale?

Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale?

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

Elshani jep detaje për konfiskimin e armëve dhe 140 kilogramë eksploziv në veri

“Info Nata”- 27.01.2026

“Info Nata”- 27.01.2026

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën