TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve

by teve1
56 minuta ago
1
A A
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve

Një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë u përqendrua te nevoja për formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë theksoi rëndësinë që Kosova të ketë institucione plotësisht të mandatuara dhe të qëndrueshme, “pa asnjë vonesë të mëtejshme”.

“Na duhet një partner i fortë me të cilin mund të punojmë. Progresi në rrugën drejt integrimit në BE varet nga të gjithë aktorët politikë që t’i lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në një deklaratë të ambasadës gjermane për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm, edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë shfaqi shpresën se negociatat paszgjedhore do të çojnë në formimin e shpejtë të institucioneve të reja, duke siguruar stabilitetin e nevojshëm për vazhdimin e reformave dhe adresimin e prioriteteve të qytetarëve.

“Ne i inkurajojmë të gjithë udhëheqësit politikë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe të ardhmen e tij”, thuhet në deklaratën e Ambasadës italiane për REL-in.

Tri palë zgjedhje brenda më pak se një viti e gjysmë

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Ato ishin zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor.

Zgjedhjet e para nuk arritën të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51 për qind të votave, nuk sollën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.

Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Ndonëse votat me kusht dhe ato të diasporës nuk janë numëruar ende, rezultatet e deritanishme tregojnë disa ndryshime në pozicionim krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Kurti i hapur për bashkëpunim pas fitores

Pas shpalljes së rezultateve, Kurti la të hapur mundësinë për dialog dhe bashkëpunim me partitë e tjera politike.

“Në javët e ardhshme do të komunikojmë, do të takohemi dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike”, tha ai në një fjalim drejtuar mbështetësve të tij, mbrëmjen e 7 qershorit.

Partia e tij ka marrë pushtetin për herë të parë në vitin 2019, me një agjendë më nacionaliste dhe të fokusuar kryesisht në mirëqenien e qytetarëve.

Që nga ajo kohë janë mbajtur edhe katër palë zgjedhje parlamentare, kryesisht të parakohshme, dhe Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në të gjitha.

Kurti e theksoi këtë edhe në adresimin e tij paszgjedhor.

“Për më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare… Prandaj, edhe në këto zgjedhje të pesta u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë”, tha ai.

“Nuk ka vështirësi që nuk e kemi kaluar, edhe kur është dukur e pamundur, e kemi realizuar. Sepse tani është shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, shtoi Kurti.

“Koalicionet janë pjesë e normalitetit demokratik”

Analisti i Këshillit për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, Toby Vogel, thotë se çdo vështirësi që mund të hasë Lëvizja Vetëvendosje në formimin e qeverisë së re, është pjesë normale e procesit demokratik dhe jo shenjë e mosfunksionimit institucional.

Ai sjell shembullin e Belgjikës, ku formimi i qeverive pas zgjedhjeve shpesh zgjat me muaj apo edhe vite, për shkak të nevojës për koalicione.

“… meqë asnjë parti nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë e vetme, partitë detyrohen të hyjnë në koalicione me forca që nuk janë domosdoshmërisht ideologjikisht të afërta. Kjo është normale”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Në një konferencë për media një ditë pas zgjedhjeve, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se për krijimin e institucioneve duhet të arrihet një marrëveshje politike sa më shpejt.

I pyetur për bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen, ai u shpreh se nuk përjashton asnjë parti dhe se nuk ka “vija të kuqe”.

Natën e zgjedhjeve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi si kusht për bisedime emrin e Vjosa Osmanit për presidente.

“Jemi të vetëdijshëm se çështja e presidentit do të jetë çështja e parë që do të diskutohet. Ne kemi kandidaten tonë dhe ajo do të jetë pikënisja e çdo bisedimi”, tha Abdixhiku.

Osmani, e cila nuk kishte mbështetje për mandatin e dytë presidencial, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye ta refuzojë kandidaturën e saj.

Megjithatë, në një postim në Facebook më vonë, ajo sqaroi se emri i saj “as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment edhe nga vendet e tjera të Quint-it – SHBA-ja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – për procesin zgjedhor në Kosovë dhe për zhvillimet që konsiderohen të rëndësishme në këtë fazë – dhe është në pritje të përgjigjes.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, ndërkohë, bënë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për t’i dhënë fund më shumë se një viti ngërçi politik. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, shkroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në platformën X.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja mban konferencë për media

Kush po kryeson në PDK? Dalin rezultatet e para të votave për deputetë

AAK konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Kush është top 10-shja më e votuar në Aleancë deri më tani?

Numërohen mbi 40% të votave, ky është rezultati i LVV-së deri më tani

Kurti në krye, dalin rezultatet e para të listës së VV-së për deputetë

Mblidhet LDK-ja, diskutohet edhe për Osmanin

Kjo është top 10-shja më e votuar në LDK deri tani

“Matrix”- 08.06.2026

“Matrix”- 08.06.2026

PDK-ja mban konferencë për media

Kush po kryeson në PDK? Dalin rezultatet e para të votave për deputetë

AAK konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Kush është top 10-shja më e votuar në Aleancë deri më tani?

Numërohen mbi 40% të votave, ky është rezultati i LVV-së deri më tani

Kurti në krye, dalin rezultatet e para të listës së VV-së për deputetë

Mblidhet LDK-ja, diskutohet edhe për Osmanin

Kjo është top 10-shja më e votuar në LDK deri tani

Zgjedhjet e 7 qershorit – Numërohen afër 100 për qind e votave

LIVE/ KQZ publikon votat e para për deputetë, këta janë kandidatët që po u prijnë listave të partive

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën