TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Na detyruan t’i ngarkojmë në kamionë shokët tanë” – Dëshmia tronditëse në Gjykatë për krimet në burgun e Dubravës

Gavrilo Milosavleviq i akuzuar për krimet mizore në burgun e Dubravës, është përballur në Gjykatë me dëshmitarin Skënder Rracaj. Rracaj rrëfeu për krimet mizore, në disa prej të cilave tha se morri pjesë edhe vet i akuzuari.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
5 0
A A

Ish i burgosuri në kohën e luftës në Burgun e Dubravë, Skënder Rracaj ka dhënë një dëshmi tronditëse të enjten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Rracaj ka rrëfyer rrahjet dhe maltretimet që gardianët serbë ua bënin të burgosurve shqiptar.

Asokohe, mizoritë shkuan aq larg, saqë Rracaj tregon se gardianët i detyruan që t’i ngarkonin në kamionë shokët e tyre, të cilët ishin vrarë në burg.

Për disa nga këto krime, Rracaj po e drejton gishtin kah Gavrilo Milosavleviq, i cili në atë kohë kishte qenë guardian në burgun e Dubravës.

“Arsyeje s’ka pasë kurgjo. Për ta arsye ka qenë veç me rrehë, me maltretu, diçka tjetër s’ka pasë”, ka deklaruar ai.

Për këto keqtrajtime, Rracaj tregoi se u kishin treguar edhe ndërkombëtarëve që shkonin për t’i vizituar.

Mirëpo, kjo u sillte atyre pasoja.

“Na kanë rreh, na kanë thanë pse po ankoheni. Na s’mujmë me j’u majt k’tu qysh po lypni ju”, tha ai.

Me të njëjtat sjellje, Rracaj dhe të burgosurit e tjerë ishin përballur për tre vite rresht.

“Na s’kemi kërku asgjë pos çka i takon një të burgosuri si e drejtë e tij, por na atë të drejtë s’e kemi pasë. Atë s’e kemi g’zu kurrë, për tre vite rresht.”

Para trupit gjykues, shkurtimisht dëshmoi edhe një ish-koleg i të akuzuarit.

Bajram Behluli tregoi se Milosavleviqin e ka takuar në disa raste gjatë pauzave.

“Të akuzuarin, s’muj me thanë që s’e kom pa kur kemi dalë në pauzë me hangër bukë. Këta, stafi civil kanë dalë ma herët”, tha Behluli.

“Sa kam punu prej 88-94, në pranim kur kanë ardhë të burgosurit e kam pa me një aparat në dorë, tu hy në pavijon me i fotografu të burgosurit.”

Gavrilo Milosavleviq është arrestuar në dhjetor të vitit 2022, dhe Prokuroria po e akuzon atë edhe për vrasjen masive të të burgosurve në burgun e Dubravës.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

“InfoNata” 20.08.2026

“InfoNata” 20.08.2026

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën