TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Mustafa: Agresioni ruso-serb po përpiqet të gjejë vende të përshtatshme për përshkallëzim

nga Tëvë1
21 Dhjetor, 2024
0
A A
​Mustafa: Agresioni ruso-serb po përpiqet të gjejë vende të përshtatshme për përshkallëzim

Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë nuk i ka gjetur institucionet e as qytetarët në befasi, thotë ish-deputeti Rrustem Mustafa. Kjo sipas tij, për shkak se përshkallëzimet në rajon, dhe përtej, ka një kohë që janë duke ndodhur.

Mustafa, duke folur në një intervistë për KosovaPress, thotë se agresioni ruso-serb po përpiqet të gjejë vende të përshtatshme për përshkallëzim.

“Ka një kohë që gjendemi para sulmeve ndaj shtetit tonë, nga qarqe përtej Serbisë, të organizuara mirë dhe duke tentuar që të përshkallëzojnë situatën jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë regjionin. Institucionet me mekanizmat e sigurisë të vendit, sado që janë në nivel detyre, kanë treguar edhe herë të tjera që janë në krye të detyrës. Inteligjenca është duke funksionuar, por prapë se prapë sfida me të cilën përballemi ne, duke e llogaritur krejt se kush qëndron prapa, arritën të bëjnë një dëm të konsiderueshëm. Mirëpo shpejt institucionet dolën në vendin e ngjarjes dhe po grumbullojnë fakte që kushdo qofshin ata të gjinden para drejtësisë…Është sulm i rëndë, sulm që nuk i ka gjetur institucionet e vendit e as popullin e Kosovës në befasi, ngase ka një kohë të gjatë që përshkallëzimet në rajon dhe përtej rajonit janë duke ndodhur. Është sulm që neve na ka këndell dhe po mundohemi që të bëjmë preventiva e të angazhohemi që bashkë me miqtë tonë ndërkombëtarë të mos lejojmë këso sulme”, thotë ai.

Më 29 nëntor kanali i ujit i Ibër-Lepencit u dëmtua nga një shpërthim i madh.

Autoritetet e Kosovës e konsideruan sulm terrorist që vjen nga bandat e mbështetura nga Beogradi zyrtar.

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar si dhe ka konfiskuar arsenal armësh dhe dëshmi të tjera që lidhen me sulmin.

Sipas Mustafës, ka një koordinim të mirë të të gjithë mekanizmave të sigurisë të institucioneve të vendit “bashkë edhe me KFOR-in dhe të tjerët që kanë interes për ruajtjen e vendit dhe qetësisë edhe për zhvillimin e sigurisë sa më mirë në vendin tonë”.

“Jemi me fat që profesionistë të nivelit shumë të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë punuar për ruajtjen, rendin dhe sigurinë në Amerikë, por edhe në vatrat e krizës që ishin gjithandej në botë, ka më shumë se dy vite që kanë kontaktuar institucionet e vendit dhe qeverinë dhe po mundohen të sjellin program të qartë për siguri në vend dhe po asistojnë qeverinë qoftë me informata, qoftë me mundësi zhvillimore. Dëmet në Banjskë, në Zveçan dhe kudo që mund të ndodhin, ne me vëmendje i përcjellim dhe reagojmë. Dhe, unë besoj që bashkë me miqtë tonë ndërkombëtar dhe djemtë tonë që janë kalitur nëpër trajnime në vendet më të mira perëndimore, kanë marrë përgjegjësitë e veta dhe po punojnë me të gjitha hallkat dhe strukturat për të ndaluar agresionin ruso-serb që po mundohet të gjejë vende të përshtatshme për të përshkallëzuar dhe për të shkaktuar probleme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan”, thotë ai.

Sulmi në Ibër-Lepenc erdhi një vit pasi terrositët serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit duke e vrarë rreshterin Afrin Bunjaku.

Përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Zvecan e kishte marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X