Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia me mos antarësimin e Kosovës në KiE.
Musliu-Shoshi ka shkruar se duhet t’i tregohet, zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla se opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është vetëm rekomandim për Komitetin e Ministrave.
“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE! P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave.”, ka shkruar ajo në Facebook. /teve1.info/