TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Musliu: Kurti duhet të bëjë riformatizim në qeveri, Bislimi është treguar i paaftë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Musliu: Kurti duhet të bëjë riformatizim në qeveri, Bislimi është treguar i paaftë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, duke folur për “neglizhencën” e dialogut Kosovë – Serbi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të bëjë një riformatizim në qeveri.

Sipas Musliut, Kurti ndryshimin e parë që duhet ta bëjë është kryenegociatori, Besnik Bislimi, që sipas saj është treguar njëri i paaftë.

“Kurti duhet të reflektojë dhe me shpejtësi të bëjë një riformatizim të qeverisë dhe në krye të dikastereve të rëndësishme të vendos njerëz kompetent e kredibil, njerëz profesional. Ndryshimin e parë që duhet të bëjë është te kryenegociatori, Besnik Beslimi. Ai është treguar njeri i paaftë, është treguar njeri me teke dhe ka shkuar në Bruksel me mendimin se është duke diskutuar me opozitën. Pra, gabime të tilla nuk guxon të lejohen”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, ajo deklaroi që Kurti duhet të bëjë ndryshime edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi që sipas saj ka dështuar misioni i saj.

“Ndryshimin tjetër me patjetër që duhet ta bëjë është te Ministria e Punëve të Jashtme, sepse e kemi misionin komplet të dështuar. Ne edhe sot kur po flasim, tri vjet qeverisje – asnjë rezultat. Janë mbyllur të gjitha rrugët në tapeti e kuq. Nuk kemi asnjë pritje nga asnjë shtet”, tha deputetja opozitare.

Musliu tha se deputetët e mazhorancës duhet të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Duhet të reflektojnë deputetët e VV-së, kur flasim për bashkësinë ndërkombëtare, kur falsim për ShBA-në dhe miqtë tanë ndërkombëtare të jenë të kujdesshëm dhe t’i mos i lëndojnë proceset e të mos shkatërrojnë marrëdhëniet e mira diplomatike që i kemi investuar vite të tëra”, shtoi ajo./teve1.info/

Tags: albin kurtiBesnik BislimiGanimete Musliu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Mbi një mijë e 200 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

Arrestohen katër të dyshuar për dallavere me patentë shoferë

Njësiti “FAST” pjesë e një aksioni në Prishtinë, arrestohet një person

“FAST Kosova” dhe NJRSH në aksion, arrestohet një shtetas i huaj i kërkuar për vrasje

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Mbi një mijë e 200 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

Arrestohen katër të dyshuar për dallavere me patentë shoferë

Njësiti “FAST” pjesë e një aksioni në Prishtinë, arrestohet një person

“FAST Kosova” dhe NJRSH në aksion, arrestohet një shtetas i huaj i kërkuar për vrasje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën