Florent Muslija ka pësuar lëndim serioz të premten mbrëma.
Në ndeshjen që Fortuna Dusseldorfi e humbi në shtëpi 2:1 nga Holstein Kieli, Muslija luajti deri në minutën e 65-të.
“Bild” ka raportuar të premten se tre yje të Dusseldorfit janë larguar nga loja të lënduar. Në mesin e tyre ishte edhe ylli i Kosovës, Muslija.
“Ylli Muslija në lot po e shtrëngonte gjurin e këmbës së djathtë, dhe në skenarin më të keq, ai mund të jetë jashtë fushës deri në fund të sezonit”, ka shkruar “Bild”.











