Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi i është afruar edhe më shumë francezit Kylian Mbappe në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit në La Liga.
Sulmuesi i Mallorcas, jo vetëm që mposhti Real Madridin me golin e tij në ndeshjen e fundit, por është i është afruar Mbappen në listën e golashënuesve më të mirë.
Mallorca, të shtunën e shkuar mposhti 2:1 Real Madridin, falë golit të Muriqit në fund të ndeshjes, i cili tani numëron 19 gola në kampionat.
Muriqi ka vetëm katër gola më pak se Mbappe, që prinë në listën e golashënuesve me 23 gola të realizuar por që nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit.
Deri në fund të këtij sezoni në La Liga kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur kurse gara mes Mbappes dhe Muriqit për çmimin e shënuesit më të mirë mbetet e hapur.
Në xhiron e radhës, Real Madridi përballet me Gironan kurse Mallorca luan kundër Rayo Vallecanos.








