Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka dorëzuar listën për ndeshjen ndaj Austrisë.
Në listë nuk figuron emri i liderit të mbrojtjes, Albian Hajdari. Krahas Hajdarit, jashtë listës kanë mbetur Lindon Emërllahun, Meriton Korenicën dhe Muharrem Jashari.
Leard Sadriu dhe Vesel Demaku janë perfahirë në ekip në vend të Hajdarit dhe Jasharit.
Vetë Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar para sfidës së raundit të dytë në Ligën e Kombeve. Ron Raçi ndërkohë ka marrë vendin e tij.
“Përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor për ta rikuperuar në kohë, mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Austrisë.
Hajdari pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës dhe, edhe pse gjatë këtyre ditëve është punuar intensivisht për rikuperimin e tij, koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme që ai të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Austrisë.
Edhe vetë futbollisti ka shprehur dëshirën e madhe për të qenë në fushë dhe për ta ndihmuar ekipin në këtë përballje të rëndësishme, por pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk mund të aktivizohet.
Hajdari do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares, me fokus në rikuperimin e plotë të tij”, shkruan FFK.
Ndeshja Austri – Kosovë luhet sonte nga ora 18:00 në Vjenë dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Do të jetë ndeshja e dyte edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Ndeshjen e parë ndaj Irlandes, Kosova e fitoi 1:0 me gol të Vedat Muriqit.
Më 1 tetor, Kosova në Hungari përballet me Izraelin.
Më 4 tetor në Prishtinë e pret Austrinë.









