TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mungesa e psikologëve në QKUK

Çdo ditë ballafaqohen me raste tejet të rënda. Mirëpo për mirëqenien psikologjike të punëtorëve në Klinikën Intensive nuk është bërë ende asgjë. Përfshirja e psikologëve shihet e nevojshme.

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Mungesa e psikologëve në QKUK

Po e marrin për trajtim një rast emergjent.

Kështu është përditshmëria e punës së tyre në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Çdo ditë, stafi mjekësor emergjent ballafaqohet me rastet nga më të rëndat.

Andaj po vlerësohet se atyre u duhet edhe mbështetje psikologjike, mirëpo sipas anesteziologut në mjekësinë intensive, Mentor Alimusaj deri më tash nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Stafi që punojnë në ekipin intensiv është më i rënduari në gjithë SHSKUK-në. Normal që kanë nevojë për mbështetje. Për këtë duhet të përkujdeset me siguri menaxhmenti në të ardhmen, megjithatë deri më tash nuk është bërë diçka e tillë por prap se prap stafi në mjekimin intensiv është më i ngarkuari në të gjithë SHSKUK-në”, bën të ditur Alimusaj.

Se është nevojë emergjente për përfshirjen e psikologëve për stafin në QKUK, e thotë edhe psikologu Leotrim Edipi.

“Konsideroj që ekziston një nevojë imediate që me u përfshi edhe psikologët të cilët kishin me kontribu me mbështetje psiko-sociale stafit të cilët janë të angazhuar në QKUK, në këtë rast për shembull mjekët për shkak të natyrshmërisë dhe rrjedhshmërisë së punës, që kjo kish me e rritë produktivitetin edhe njëkohësisht mirëqenies psikologjike të punëtorëve të angazhuar”, theksoi Edipi.

Ndërkaq gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitja, thotë se ka mungesë të psikologëve edhe për pacientët në QKUK.

“Do të duhej të kishte më tepër. Aq më tepër duke pasë parasysh ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor dhe ato që pritet të jenë pasojat e stresit post-traumatik, në vendin tonë nuk është që janë trajtu prej institucioneve, andaj do të duhej të kishte psikologë klinik në të gjitha klinikat e QKUK-së”, deklaroi ai.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë mbi tridhjetë klinika në shërbim të pacientëve.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Auto Draft

Si transmetohet sëmundja “gjuha e kaltër” te bagëtitë?

Auto Draft

Ish-ushtari i UÇK-së që kundërshtoi Specialen flet për prapaskenat e ditës së votimit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Rrahmani shënon gol në fitoren e Spartas

Syla largohet nga Dukagjini

Syla largohet nga Dukagjini

Teatri i Pejës ende i mbyllur, por arti nuk ndalet

Teatri i Pejës ende i mbyllur, por arti nuk ndalet

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Auto Draft

Si transmetohet sëmundja “gjuha e kaltër” te bagëtitë?

Auto Draft

Ish-ushtari i UÇK-së që kundërshtoi Specialen flet për prapaskenat e ditës së votimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X