tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Muja: Dy vite e gjysmë pas Qeverisë Kurti, vërej shenja që ekonomia është në proces të dyfishimit

tëvë1 nga tëvë1
11/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar se në këto dy vite e gjysmë të qeverisjes së Vetëvendosjes në Kosovë ka vërejtur që ekonomia është në proces të dyfishimit.

Muja në emisionin “ReSpublika në Tëvë1, theksoi se Qeveria Kurti ka trashëguar një shtet të dobët dhe se me ardhjen e tyre në pushtet janë bazuar në tri orientime të cilat sipas Mujes, janë përmirësimi i standardit jetësor, drejtësia dhe e subjektiviteti ndërkombëtarë.

“Ajo çka unë e di është që ne kemi trashëgu një shtet të dobët edhe kur kemi ardhë ne në pushtet i kemi bazu planet tona tek do të thoja tri orientime kryesore. E para është përmirësimi i standardit tonë jetësorë edhe zhvillimit ekonomik, e dyta është te drejtësia, jo vetën në kuptimin ligjor por edhe social dhe e treta domosdoshmërisht është subjektiviteti ndërkombëtar dhe për pasojë edhe dinjiteti i Kosovës. Ajo çka unë e di është që dy vite e gjysmë pas Qeverisë Kurti, unë vërej shenja që ekonomia jonë është në proces të dyfishimit, parametrat tona ekonomike po shkojnë drejtë dyfishimit”, deklaroi Muja.

Kjo pasi sipas tij, Qeveria Kurti kishte trashëguar një ekonomi në vlerë prej 6.7 miliardë euro, por që sipas Mujes, deri në vitin e ardhshëm ekonomia e vendit do të arrijë dyfishin e asaj çfarë është trashëguar.

“E para e punës është ne kemi trashëgu një ekonomi në vlerë prej 6.7miliardë euro, sivjet mund të shkojë ekonomia jonë rreth 10 miliardë euro, deri në vitin e ardhshëm unë besoj që ekonomia jonë do të jetë dyfishi i asaj çfarë kemi trashëgu ne. Të hyrat tona për kokë banori i kemi marrë diku me 3 mijë e 600 euro dhe unë besoj që deri në fund të vitit të ardhshëm ato do të jenë dyfishi i asaj çfarë kemi trashëgu. E treta e kemi trashëgu një shtet taksambledhës të dobët ku ka mbledhë dikun rreth 1.5 miliardë euro të hyra tatimore dhe unë e di që deri në fund të këtij viti do të shkojë deri në 2.6 miliardë, e deri në fund të vitit të ardhshëm rreth 3 miliardë ,që do të jetë dyfishim i të hyrave tatimore”, shtoi Muja./teve1.info./

 

Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

02/10/2023

Fiorentina “pa mund të madh” ndaj Cagliarit

02/10/2023

Broja “protagonist për blutë” në fitoren ndaj Fulhamit

02/10/2023

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.