Ish-kapiteni i Prishtinës, Muhamed Useini do të mbetet në Superligë edhe për një stinor, pasi qendërmbrojtësi ka nënshkruar me Llapin.
Përmes një komunikate, klubi llapjan njoftoi për arritjen e marrëveshjes me 35-vjeçarin që në sezonet e fundit ka luajtur për Prishtinën e Gjilanin.
Komunikata e plotë e Llapit për Useinin
Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e qendrës, Muhamed Useini.
Useini vjen në klubin tonë pas eksperiencës dy-vjeçare me FC Prishtina, me të cilët u paraqit në 72 ndeshje zyrtare dhe arriti t’i realizoj 3 gola.
Futbollisti tetovar është prezantuar sot në ambientet e klubit nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirësardhje në mesin tonë, duke i uruar edhe suksese të mëtutjeshme.
Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër dhe menjëherë është bashkuar me grupin në përgatitjet e garave evropiane.
Mirë se vjen dhe paq suksese me fanellën bardhekaltër, Meti