TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MSH u bën thirrje qytetarëve të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
MSH u bën thirrje qytetarëve të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen

Në njoftim thuhet se ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kazhvilluar takime me institucionet përgjegjëse, lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Teksa ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim kundër Covid-19.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi ka zhvilluar takime të rregullta me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe trupin këshillëdhënës lidhur me COVID-19, me qëllim të mobilizimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore për t’u ballafaquar me çfarëdo situate epidemiologjike si pasojë e rritjes së rasteve të reja të COVID-19 në javët e fundit.Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, Ministri Latifi u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19, të përditësuara së fundi më 30 prill 2022 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim kundër COVID-19, duke përfshirë edhe marrjen e dozës së katërt, që është lejuar për personat mbi 60 vjeç, të cilat e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më parë”, thuhet në njoftim.

Kurse sa i përket ndryshimit të masave në fuqi huhet se kjo do të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve.

Njoftim i plotë:

Komunikatë e MSh rreth situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi ka zhvilluar takime të rregullta me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe trupin këshillëdhënës lidhur me COVID-19, me qëllim të mobilizimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore për t’u ballafaquar me çfarëdo situate epidemiologjike si pasojë e rritjes së rasteve të reja të COVID-19 në javët e fundit.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, Ministri Latifi u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19, të përditësuara së fundi më 30 prill 2022 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim kundër COVID-19, duke përfshirë edhe marrjen e dozës së katërt, që është lejuar për personat mbi 60 vjeç, të cilat e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më parë.

Në veçanti, i bëhet thirrje kësaj grup-moshe dhe personave me imunitet të komprometuar, që të shmangin qëndrimet në ambiente ku ka grumbullim të njerëzve, përderisa rekomandohet bartja  e maskës në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi për grup-moshat e lejuara që të vaksinohen.

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, u bëhet thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private, veprimtarive ekonomike, në veçanti sektorit të gastronomisë, sektorëve të kulturës, sportit si dhe të gjitha veprimtarive të tjera, që të zbatojnë masën në fuqi që të punësuarve, klientëve dhe pjesëmarrësve në aktivitete dhe veprimtari përkatëse, t’u kërkohet dëshmia e marrjes së dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, përveç personave nën moshën 16 vjeç dhe personave të liruar nga vaksinimi sipas kundër-indikacioneve për vaksinim me dëshmi të mjekut.

Institucioneve mbikëqyrëse ndërkaq u kërkohet që të mbikëqyrin zbatimin e masave në fuqi dhe të rrisin aktivitetet e tyre.

Si pasojë e rritjes së rasteve të COVID-19, ka filluar të rritet edhe ngarkesa spitalore, prandaj Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me tre nivelet e kujdesit shëndetësor do të rris nivelin e mobilizimit dhe fuqizimit të kapaciteteve për t’iu përgjigjur kësaj situate.

Gjithashtu, do të fuqizohet edhe bashkëpunimi me komunat dhe shtabet emergjente komunale.

Ministria e Shëndetësisë, sipas masave në fuqi, u rekomandon qytetarëve bartjen e maskave mbrojtëse në hapësira të brendshme si dhe vaksinimin me dozat e vaksinës sipas grup-moshave të lejuara për vaksinim.

Ndryshimi eventual i masave në fuqi, do të mund të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, në varësi të situatës epidemiologjike dhe projeksioneve rreth zhvillimit të saj.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën