TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MSh: S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë Covid19

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dy ministri do të paditen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Sipas MSh-së, ky institucion nuk ka skemë të rimbursimit të terapive, raporton KP.

Me qindra euro kanë shpenzuar qytetarët në Kosovë të infektuar me COVID-19. Medikamentet janë shitur në çmime të ndryshme, ku vetëm Remdesivir-i, është shitur deri në 800 euro.

Ndërkohë, në kohën kur institucionet shëndetësore po përballeshin me vlugun e rasteve të infektimit me Coronavirus, Remdesivir-i nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, thotë se në fillim kur është rekomanduar Remdesiviri që të përdoret, ai barë nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës.

“Është dashur të sigurohet me rrugë të ndryshme prej jashtë. Nuk ka qenë as në listën e barnave të cilat ne i kemi në qarkullim në Kosovë, kështu që është siguruar përmes rrugëve të ndryshme. Vërtetë atëherë çmimi ka qenë i lartë dhe është shkuar diku deri në 800 euro. Pastaj dikur ka filluar të bie deri në 75 euro, sa ka qenë herën e fundit”, deklaron Dreshaj.

Dy vjet pas përhapjes së rasteve të para me këtë virus, infektologu Shemsedin Dreshaj kërkon nga Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra, ka thënë se kanë pasur ankesa që nga fillimi i pandemisë që barnat po shiten me çmime të larta.

“Kemi marrë shuma të ndryshme, dikush nuk ka shpenzuar asgjë, por dikush ka shpenzuar deri në shtatë mijë euro. Dhe kemi nxjerrë një shumë mesatare që na ka dalë se shpenzimi mesatar është 426 euro për secilin pacient të prekur me COVID-19”, tregon Kodra.

Megjithatë, nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim, kanë theksuar se në mungesë të sigurimeve shëndetësore, nuk mund të ketë skemë të rimbursimit të terapive.

“Në mungesë të sigurimeve shëndetësore publike, nuk ka skemë të rimbursimit të terapive, të cilat pacientët i blejnë individualisht. Terapitë për COVID-19, janë siguruar nga MSH dhe SHSKUK, dhe përmes donacioneve, ku çdo terapi i është ofruar pacientëve”, thuhet në këtë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, trupi dërgohet në IML

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një grua gjendet pa shenja jete në Novobërdë

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

E mitura deklaron se po shqetësohet nga një person që e kishte kontaktuar në rrjete sociale

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën