TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mposhtjen e agresionit rus në Ukrainë mund ta ndihmojë shumë edhe dezertimi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Ballkani i Hapur ishte projektuar nga Rusia, por tash mund të riformulohet nga SHBA-ja

Milazim Krasniqi

Shkruan: Milazim Krasniqi

Putini shpalli mbrëmë mobilizimin e pjesërishëm për luftën në Ukrainë. Menjëherë filloi përpjekja për ikje masive e meshkujve nga Rusia. Biletat e avionëve dhe të trenave për jashtë Rusisë, u shitën në çast. Kjo e denoncon ideologjie imperiale dhe patriotizmin e rremë, të cilin e pompon propaganda shtetërore.

Pra, ky është një zhvillim, që sinjalizon se gjendja në Rusi është më e keqe nga sa duket dhe mund të jetë në prag të shpërthimit të padëgjueshmërisë qytetare a rebelimit. Si duket rusët e sotëm nuk e kanë problem të shohin në televizion se si vriten ukrainasit, gjë që flet për indoktrinimin e rëndë përkatësisht për moralin e tyre të ulët, por nuk duan të vdesin vetë. Me gjithë censurën mbi mediet, ata me siguri e dinë që kauza ruse në Ukrainë është e mbrapshtë, e padrejtë dhe e dyta, e dinë se nuk mund të fitohet lufta kundër tërë Perëndimit.

Sidoqoftë, nëse ky trend i ikjes së rusëve nga Rusia intensifikohet, atëherë mund të përsëritet një episod i njohur nga historia ruse: dezertimet e ushtarëve rusë nga frontet gjatë Luftës së Parë Botërore patën ndikim në përmbysjen e carit rus. Sinjalet janë që edhe ikjet e tashme masive nga Rusia mund ta përmbysin Putinin dhe regjimin e tij kriminal. Mbetet edhe një hallkë në këtë skenar: dezertimi nga ushtria ruse që po lufton në Ukrainë. Nëse fillon edhe dezertimi i ushtarëve nga fronti, atëherë Putini dhe regjimi kriminal i tij janë të falimentuar.

Këtë gjë do të duhej ta inkurajonte jo vetëm Perëndimi, po edhe ajo që quhet bota muslimane, meqë në radhët e ushtrisë ruse është një numër i madh i ushtarave muslimanë. Pjesëtarë në ushtrinë ruse në Ukrainë ka jo vetëm nga Çeçenia, po me siguri edhe nga Ingushetia, Dagestani e Tatarstani. (Tatarstani, republikë me mbi tetë milionë banorë në vitet nntëdhjetë, pati shpall pavarësinë, por ajo nuk iu pranua as nga Rusia e as nga OKB.).Sipas statistikave, nga njëqind e katërdhjetë milionë banorë sa ka Rusia, vetëm 75% e tyre janë rusë etnikë.

Ndërsa në aspektin demografik, popujt jorusë, janë me mosha më të reja dhe me rritje më të madhe demografike. Pjesëtarët muslimanë në ushtrinë ruse, realisht janë në një luftë të huaj dhe faktikisht janë duke e ndihmuar armikun e vet më të madh.

Çeçenia është storia më e hidhur në këtë aspekt, sepse krimet që ka bërë Rusia në Çeçeni, në dy lyftërat ruso-çeçene, veçmas në të dytën (1999-2000) kanë qenë mizore, shkatërrimtare. Prandaj ata njerëz të marrë peng në ushtrinë ruse. Dikush nga instancat fetare relevante të botës muslimane duhet t’i inkurajojë që të braktisin atë luftë të ndyrë, që nuk ka të bëjë as me kombet e tyre e as me fenë e tyre. Atyre ata duhet t’u thonë se nëse janë ndopak besimtarë, ata duhet të mendojnë se ku do të shkojnë në atë botë, duke vrarë njerëz të pafajshëm, që janë në vendin e vet dhe që nuk u kanë bërë asnjë të keqe.

Të vrasësh njerëz të pafajshem për Putinin dhe interesat pansllaviste të Rusisë, e të synosh të gjesh shpëtimin te Zoti, këto nuk shkojnë bashkë. Ata duhet të pyeten: për në cilin rreth të ferrit jeni nisur, duke marshuar mbas një krimineli të krisur, pas Kadirovit?!

Shkurt: shenjat e para janë që dezertimi mund ta ndihmojë fitoren e luftës kundër imperializmit rus edhe kësaj here. Vetëm duhet që Perëndimi dhe bota muslimane ta stimulojnë. Pra, duhet të punojnë bashkë në këtë çështje.

Nuk kanë pse duhen, nëse nuk duan të duhen, për shkak të problemeve të tjera. Por, duhet të punojnë bashkë, sepse fitorja e Putinit do të ishte shkatërrimtare edhe për Perëndimin e edhe për botën muslimane. Përveç hakmarrjeve ndaj popujve muslimanë të Kaukazit, në republikat ish sovjetike, ambicia imperiale ruse do të mund të drejtohej edhe kundër Turqisë, me ëndrrën e vjetër pansllaviste, për ta pushtuar Stambollin dhe për ta bërë realitet “Romën e Tretë.”

Në Luftën e Parë Botërore, Stambollin nga pushtimi rus e kanë shëptuar dezertorët përkatësisht fitorja e Revolucionit Bolshevik, ngase plani kriminal Sajks-Piko, ia pat bërë dhuratë Stambollin Rusisë cariste. Jo vetëm ky rast po edhe shumë të tjerë vërtetojnë se sa herë Perëndimi dhe bota muslimane kanë qenë në grindje, ka përfituar Rusia.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Kurti deklarohet për takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor

Një ditë pas zgjedhjeve, Kurti nis vizitën zyrtare në Austri

Osmani thotë se LVV s’ka arsye ta refuzojë, Haliti: Nuk është në pozitë të favorshme për presidente

Osmani thotë se LVV s’ka arsye ta refuzojë, Haliti: Nuk është në pozitë të favorshme për presidente

I plagosuri nga të shtënat në Gjakovë në gjendje stabile

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës jep detaje për vdekjen e 17-vjeçarit: U soll pa shenja jete

Kërkohet paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Kërkohet paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Izraeli vrau 104 persona gjatë natës në Gaza, por thotë se tani ka rifilluar armëpushimin

Raporti i gazetës holandeze për 114 fëmijë të qëlluar në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën