tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

MPJD hedh poshtë pretendimet ruse për “mercenarët nga Kosova”

tëvë1 nga tëvë1
20/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 

MPJD përmes një njoftimi i cilësoi si të “pavërteta dhe tendencioze çdo pretendim të agjencisë të lajmeve ruse TASS dhe të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se kinse ‘Kosova dhe disa pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen terren për krimin….’”.

Agjencia e lajmeve ruse TASS ka raportuar më 18 shkurt se ministri Lavrov kishte deklaruar se Rusia po verifikonte raportimet se “mercenarët nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina po dërgohen në Donbas”.

Në reagimin e MPJD-së thuhet se me ligjet në fuqi, qytetarëve të Kosovës u ndalohet që të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit.

“MPJD vlerëson se deklaratat e agjencisë së lajmeve TASS dhe ministrit Lavrov janë pjesë e një fushate të egër të propagandës ruse që kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes së gjithë botës demokratike nga ankthi që po krijon politika hegjemoniste dhe e diktatit rus mbi të drejtat e popujve për jetë të lirë e sovrane”, thuhet në reagim.

Sipas MPJD-së, fushata e Rusisë kundër Kosovës dhe shteteve të tjera në Ballkanin Perëndimor, “ndër të tjera, ka për qëllim edhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon përmes satelitit rus në Ballkan, Serbisë”.

MPJD tha se Kosova është në solidaritet me Ukrainën dhe dënon “politikën hegjemoniste dhe ekspansioniste ruse në dëm të shtetit sovran e të pavarur të Ukrainës”.

Në fund të dhjetorit, nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka shprehur gatishmërinë që komponentët e caktuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i vendosë në dispozicion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rast se kjo i kërkohet për ndonjë mision.

“Ajo [SHBA-ja] e di më së miri se cilët komponentë të FSK-së mund t’i angazhojë në task-forcën e saj, apo t’i integrojë në kuadër të forcave të NATO-s, në operacionet eventuale në mbrojtje të vlerave euro-atlantike – gjë që është edhe vizion dhe aspiratë e Kosovës”, deklaroi për REL-in, shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Sefer Isufi.

Kosova më herët ka bërë thirrje që qytetarët e saj që gjenden në Ukrainë të largohen, për shkak të rrezikut nga një pushim i mundshëm rus. Megjithatë, MPJD nuk ka treguar se sa është numri i shtetasve kosovarë që ndodhen në Ukrainë.

Shtetet perëndimore kanë shprehur frikën e tyre se Rusia po përgatitet që ta pushojë Ukrainën, pasi ka grumbulluar 190,000 trupa në kufijtë e këtij shteti. Në këtë shifër përfshihen edhe separatistët që mbështeten nga Ukraina, të cilët për tetë vjet po luftojnë me forcat ukrainase në rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk, që njihen me termin Donbas.

Rusia mohon se ka plane që ta pushojë Ukrainën. /REL/

Tags: Mercenaret nga Kosova

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.