TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

MPB: DASH vlerëson përpjekjet e Qeverisë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

nga tëvë1
20 Korrik, 2022
0
A A
MPB: DASH vlerëson përpjekjet e Qeverisë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme,thuhet se Kosova nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por që po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë.

“Qeveria e Kosovës demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të”, thuhet në raport, citon MPB.

Këto përpjekje, sipas raportit, përfshijnë ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve dhe identifikimin e më shumë viktimave.

Qeveria, thuhet në raport, shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. U identifikuan 22 viktima, krahasuar me 17 në vitin paraprak. Nga këto, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe 3 të lypjes së detyruar; 16 ishin vajza, 4 gra dhe dy djem, ndërsa 1 viktimë ishte nga Shqipëria.

Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Kosovë si dhe jashtë saj dhe së shumica e viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza.

Raporti thekson se Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme vetëdijesimi dhe institucionet koordinuese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore. Organet e zbatimit të ligjit vazhduan ta klasifikojnë kërkimlëmoshën e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre, si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend se trafikim, dhe për shkak të procedurave jo të duhura të identifikimit për kërkimlëmoshën e detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara trafikimi.
Lidhur me ndjekjen penale, Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve dhe kjo ka çuar në statistika të paqëndrueshme.

Në raport theksohet se Policia hetoi 17 raste të reja me 43 të dyshuar, krahasuar me 62 raste të reja në vitin paraprak të raportimit. Policia hetoi gjithashtu shtatë të dyshuar të tjerë për “shfrytëzim të shërbimeve seksuale nga një viktimë e trafikimit”, krahasuar me nëntë të dyshuar në vitin paraprak. Autoritetet ndoqën penalisht 35 raste të reja, me 60 të pandehur, krahasuar me 20 raste të reja me 32 të pandehur në vitin paraprak. Gjykatat dënuan shtatë trafikantë, krahasuar me tre në vitin paraprak. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie. Derisa një gjykatës dënoi një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tri vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me gjobë prej 300 eurosh. Prandaj, raporti thekson s dënimet me kusht dhe ato të gjobave zhvlerësuan përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës, dobësuan parandalimin, krijuan shqetësime të mundshme për sigurinë e viktimave dhe nuk ishin të barasvlershme me seriozitetin e krimit.

Edhe si viteve të kaluara raporti ka theksuar se Gjykatat nuk e zvogëluan numrin e përgjithshëm të lëndëve që përfshijnë rastet e trafikimit dhe 70 raste mbeten të hapura nga vitet e mëparshme.

Raporti ka 13 rekomandime për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes tyre: të hetojë fuqimisht, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë; t’u shqiptojë trafikantëve të gjetur fajtorë, burgim në përputhje me dënimet e parashikuara; të hartojë udhëzime me shkrim dhe fuqizojë përpjekjet për identifikimin dhe asistimin e fëmijëve të eksploatuar në kërkimlëmoshën e detyruar; të zvogëlojë më tej numrin e lëndëve të pazgjidhura nga gjyqësori, duke përfshirë rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

Me këtë rast Ministria e Punëve tëBrendshme, si dhe KoordinatoriNacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore do të angazhohen që të gjitha këto rekomandime nga Raporti i Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Personave për vitin 2022, të trajtohen seriozisht nga Autoriteti Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe institucionet tjera relevante të Republikës së Kosovës, me qëllim të luftimit sa më efikas të kësaj dukurie që po vazhdon të shqetësojë jo vetëm vendin tonë, por tërë globin./teve1.info/

Tags: DASHtrafikimi me qenie njerzore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vokrri pranon se dërgoi letër në Siri për njohjen e Kosovës

Vokrri pranon se dërgoi letër në Siri për njohjen e Kosovës

Vokrri thotë se deklarata e tij u deformua, tregon pse e përmendi shefin e BE-së: Nuk distancohem

Vokrri thotë se deklarata e tij u deformua, tregon pse e përmendi shefin e BE-së: Nuk distancohem

Fejza: Me Nismën kemi qenë korrektë, por ka një të drejtë që i takon LVV-së

Fejza: Me Nismën kemi qenë korrektë, por ka një të drejtë që i takon LVV-së

Pozhari: Problemi i vetëm i opozitës është Kurti

Pozhari: Problemi i vetëm i opozitës është Kurti

Vokrri pranon se dërgoi letër në Siri për njohjen e Kosovës

Vokrri pranon se dërgoi letër në Siri për njohjen e Kosovës

Vokrri thotë se deklarata e tij u deformua, tregon pse e përmendi shefin e BE-së: Nuk distancohem

Vokrri thotë se deklarata e tij u deformua, tregon pse e përmendi shefin e BE-së: Nuk distancohem

Batatina me kritika ndaj FFK-së pas humbjes në finale të Kupës

Batatina me kritika ndaj FFK-së pas humbjes në finale të Kupës

Arsim Thaqi premton Prishtinë të fortë në garat evropiane

Arsim Thaqi premton Prishtinë të fortë në garat evropiane

Sa shpenzohet për dekor, flokë dhe grim në dasmat kosovare?

Sa shpenzohet për dekor, flokë dhe grim në dasmat kosovare?

Dasmat në Kosovë: Shfaqje e dashurisë apo garë për dasmën më të mirë?

Dasmat në Kosovë: Shfaqje e dashurisë apo garë për dasmën më të mirë?

Fisnik Asllani shënon e asiston, Elversbergu i afrohet Bundesligës

Fisnik Asllani shënon e asiston, Elversbergu i afrohet Bundesligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X