TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Rina Lipa po ndërton gjithnjë e më shumë identitetin e saj në botën e modës.

Motra më e vogël e Dua Lipës është bërë fytyra e një fushate të re të “ASOS”, ndërsa platforma e njohur e modës ka publikuar një seri fotografish ku ajo prezanton disa nga trendet më të fundit të sezonit.

Modelja dhe kërcimtarja 25-vjeçare, e cilësuar më parë nga revista Tatler si një nga “Gen Z It Girls”, është emëruar tashmë në rolin e “Style Dilemmas Creative Director”, një pozicion përmes të cilit do të ndihmojë ndjekësit të gjejnë zgjidhje për dilemat e përditshme të stilit.

Përmes videove dhe përmbajtjeve në TikTok dhe Instagram, Rina do të ndajë ide, kombinime veshjesh dhe këshilla mode, me synimin për të frymëzuar blerësit në zgjedhjet e tyre.

“Drejtoresha jonë e Dilemave të Stilit sapo zbuloi vendin që ka të gjitha përgjigjet. Gardëroba juaj e verës tashmë është gati, e stiluar nga @rinalipa”-shkroi ASOS në prezantimin e bashkëpunimit.

Rina merr kështu stafetën nga influencerja irlandeze Olivia O’Neill, e njohur si “Out of Office Director”, e cila mbante më parë një rol të ngjashëm në kompaninë britanike.

Në videon që shënon nisjen e bashkëpunimit, Olivia telefonon Rinën për t’i uruar suksese dhe i tregon se gjithçka është gati për detyrën e saj të re.

Në fotosesionin promovues, Rina shfaqet me disa kombinime të ndryshme verore.

Ajo pozon me një fustan mini të verdhë me grep dhe detaje me thekë argjendi, një fustan mini në ngjyrë argjendi të kombinuar me këpucë të zeza, si dhe me një bluzë kafe me lidhje pas qafe, pantallona të shkurtra xhins dhe atlete sportive.

Karriera e Rinës ka njohur rritje të vazhdueshme vitet e fundit.

Ajo ka modeluar për marka të njohura si “Red Valentino” dhe “Nasty Gal”, ndërsa së fundmi ka siguruar edhe rolin e saj të parë të rëndësishëm në një film horror, duke zgjeruar aktivitetin edhe në industrinë e aktrimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën