Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do mbajë sot.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot moti do të jetë kryesisht me diell me temperatura që do të do arrijnë deri në 17 gradë Celsius.
“Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. Të martën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë”, thuhet nga IHMK.