Java e ardhshme parashikohet të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike, me vranësira e reshje shiu.
Sipas të dhënave meteorologjike, më 7-8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë edhe në rajonin tonë, duke sjellë një masë ajrore të ftohtë.
Të hënën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët, me vranësira që pritet të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e martë. Temperaturat minimale do të zbresin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8-11 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e enjte. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 12-16 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë veriperëndimi e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.