Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku një veturë e tipit Volkswagen Golf 7, ka goditur shtyllën e një pompe derivatesh në Veternik.
Ndërkaq, në rrjetet sociale është shpërndarë një video e momentit të këtij aksidenti, ku shihet sesi vetura përfundon në pompë të derivateve.