TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Moldavia shpreh dyshime lidhur me pretendimet për komplot në Transnistri

nga tëvë1
9 Mars, 2023
0
A A
Moldavia shpreh dyshime lidhur me pretendimet për komplot në Transnistri

Moldavia ka hedhur dyshime lidhur me pretendimin e bërë nga autoritetet de facto të Transnistrisë se kanë thënë se kanë penguar një komplot “terrorist” të orkestruar nga Ukraina për të vrarë liderët separatistë të këtij rajoni. Kievi e ka cilësuar këtë ngjarje si “provokim të Kremlinit”.

Ministria e Sigurisë së shtetit të vetëshpallur të Transnistrisë tha përmes një deklarate më 9 mars se kishte arrestuar dhjetëra të dyshuar dhe ka hapur hetim lidhur me “organizimin e një sulmi terrorist” dhe “komplotit për vrasjen e dy apo më shumë personave për shkak të pozicioneve të tyre zyrtare”.

Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean, u tha gazetarëve se Qeveria e tij nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion.

“Ne nuk kemi konfirmim të këtyre gjërave… Moldavia është në një situatë të qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për ndonjë përshkallëzim”, tha ai.

Alexandru Flenchea, bashkëpresidenti moldav i Komisionit për Kontroll të Përbashkët – një trup moldav-ukrainas-rus që ka për detyrë mbajtjen e paqes në Transnistri – i tha Radios Evropa e Lirë se pretendimet ishin “një bombë informative”. Ai tha se mënyra e vetme për të parandaluar një situatë të tillë është përmes “kontaktit të ngushtë midis Kishinjevit dhe Tiraspolit, sa i përket situatës së sigurisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se pretendimet “duhet të konsiderohen si provokim i orkestruar nga Kremlini”.

Rusia në mënyrë të rreme ka pretenduar se Ukraina po planifikon që ta pushtojë Transnistrinë, duke rritur dyshimet se Moska po shikon që të krijojë pretekst për të aneksuar këtë rajon separatist, ashtu siç bëri me Krimenë në Ukrainë më 2014. Moska ka thënë se çdo sulm në Tranistri do ta konsideronte si sulm ndaj Rusisë.

Rusia është e vetmja që mbështet këtë rajon dhe atje ka bazë të forcave të armatosura me mbi 1.000 trupa.

Disa analistë kanë thënë se nëse lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet, Moldavia ka të ngjarë që të jetë shënjestra e radhës e Moskës.

Presidentja moldave, Maia Sandu, ka paralajmëruar se Rusia po planifikon që ta destabilizojë shtetin e saj përmes veprimeve brenda Moldavisë, për të justifikuar pushtimin rus nga Transniestri, gjë që mund ta shndërronte Moldavinë si vend prej ku do të niseshin sulme ndaj Ukrainës./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

DASh: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASh: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa bashkë

Sirianët festojnë Kurban Bajramin e parë pas luftës

Sirianët festojnë Kurban Bajramin e parë pas luftës

Festimi i Kurban Bajramit në botën islame

Festimi i Kurban Bajramit në botën islame

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kanosi gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen dy persona në Komoran, në gjendje të dehur sulmuan një tjetër dhe ia bllokuan rrugën

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

LIVE- Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot, përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X