Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është shpërblyer për paraqitjen e tij të fundit te Spartaku i Moskës.
Daku është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së 11-të në kampionatin e Rusisë nga faqja “SofaScore”.
Në ndeshjen e fundit kampionale, Daku ishte fantastik te Spartaku që e mposhti Rubin Kazanin 4:0, ndërsa sulmuesi kosovar realizoi dy gola ndaj ish-ekipit të tij.
Për paraqitjen kundër Rubin Kazanit, Daku është vlerësuar me notën 8.3 dhe është njëri prej dy futbollistëve të Spartakut të përfshirë në ekipin më të mirë të javës.
Me fanellën e Spartakut, Daku në sezonin aktual ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat.










