TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet statuti i ri i FFK-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
UEFA shkruan për zgjedhjen e Agim Ademit si kryetar i FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur sot kuvendin e jashtëzakonshëm që kishte për rend të ditës miratimin e statutit të ri të kësaj federate.

Në këtë kuvend morën pjesë 54 delegatë dhe pas diskutimeve ku pati mospajtime nga disa prej klubeve, statuti i ri u miratua pasi u votua nga 48 delegatë, ndërsa një delegat abstenoi.

Ndryshimet në statutin e FFK-së u kërkuan nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencim brenda Ministrisë së Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit në mënyrë që të plotësohet ky kusht, raporton KosovaPress.

Kundërshtimet më të mëdha për statutin e ri erdhën nga drejtori sportiv i Dritës Valon Zymberi dhe presidenti i klubit Trepça ’89 Abedin Zeka të cilët deklaruan para delegatëve se në statutin e ri ka shumë shkelje që mund të jenë pengesë për rilicencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kuvendi u mbajt pa praninë e mediave, ndërsa u transmetua vetëm në kanalet zyrtare të FFK-së në rrjetet sociale.

“Këtë draft statut e kemi pasur të vendosur të bëjmë në kuvendin e radhës, por pas kërkesës së ministrisë e kemi bërë tani. Ka shkuar mirë dhe mirë që ka pasur vërejtje dhe mendime tjera. Të gjitha vërejtjet mund t’i bëjnë më shkrim dhe në kuvendin e ardhshëm të punës t’i aprovojmë dhe t’i bëjmë ndryshimet në përputhje me UEFA dhe FIFA”, ka thënë kryetari i federatës, Agim Ademi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lionel Messi flet pas rekordit

Lionel Messi flet pas rekordit

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Kane “mallkohet” nga Magjistari

Anglia në kërkim të fitores së dytë

Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Kundërshtimi i projektit të gazit amerikan dërgon sinjal të gabuar ndaj aleatëve

Lionel Messi flet pas rekordit

Lionel Messi flet pas rekordit

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Kane “mallkohet” nga Magjistari

Anglia në kërkim të fitores së dytë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

I hodhi benzinë bashkëshortes dhe i vuri flakën, arrestohet 69-vjeçari në Elbasan

Turqia arreston 209 persona të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s

Turqia arreston 209 persona të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën