TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Miratohet draft strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

nga Tëvë1
4 muaj më parë
3
A A
​Miratohet draft strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën draft strategjinë 2025-2030 për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe planin e veprimit 2025-2027.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se përmes këtij dokumenti parashihet përmirësimi i cilësisë në shërbime, avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe përmirësimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara.

“Draft-strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2030 si dhe plani i veprimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2027 karakterizohet nga qasja unifikuese dhe gjithëpërfshirëse. Është e shtrirë në të gjitha nivelet qeverisëse, duke respektuar, mbrojtur dhe zbatuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të garantuara me legjislacionin vendor dhe standardet ndërkombëtare e rajonale për të drejtat e njeriut. Përmes kësaj strategjie parashihet arritja e këtyre objektivave strategjike. E para është përmirësimi i cilësisë në shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuara, e dyta është avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe në ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuara dhe e treta përmirësimi i qasjes për persona me aftësi të kufizuara”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për emërimin e komisionit ad-hoc për vlerësimin profesional për pozitën e kryeinspektorit shëndetësor në Inspektoratin e Shëndetësisë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po synojnë standarde të larta të kujdesit shëndetësor.

“Përmes kësaj procedure të rekrutimit synojmë të forcojmë mbikëqyrjen dhe të sigurojmë që standardet më të larta të kujdesit shëndetësor të respektohen në çdo institucion shëndetësor në Republikën e Kosovës pa dallim. Përmes këtij procesi ne jo vetëm që po sigurojmë zbatimin e legjislacionit, por edhe rrisim besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor. Prandaj, marrë parasysh rëndësinë e këtij procesi ju ftoj për aprovim”, tha Vitia.

Po ashtu, u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

“Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është një institucion kyç në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e tregut të barnave, i cili ka ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Fuqizimi i pozitës së drejtorit ekzekutiv të këtij institucioni luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e rregullave, standardeve si dhe përmbushjen e objektivave të agjencisë. Komisioni për rekrutim do të sigurojë që ky proces të zhvillohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, duke respektuar parimet e transparencës, barazisë dhe konkurrencës”, shtoi ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvendit?- Flet deputetja e VV-së

A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvendit?- Flet deputetja e VV-së

Gashi: Presidentja Osmani ka informata të besueshme – presim sqarimin e saj në konferencë

Gashi: Presidentja Osmani ka informata të besueshme – presim sqarimin e saj në konferencë

Gucati pas vendimit për Shalën: Po dënojnë UÇK-në për t’ia plotësuar dëshirat Serbisë

Gucati pas vendimit për Shalën: Po dënojnë UÇK-në për t’ia plotësuar dëshirat Serbisë

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

“Info Nata”- 14.07.2025

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X