TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MINT: Audio-incizimet janë të pavërteta, shpifjet do të denoncohen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Industrisë më jotransparentja e Qeverisë Kurti

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) deklaroi se do të denoncohen shpifjet në dëm të sigurisë kombëtare, lidhur me raportimet e fundit për pretendime se janë keqpërdorur rezervat shtetërore.

MINT-i  në një reagim në Facebook, ka shkruar se thashethemet e përdorura në audio-incizime janë tendencioze dhe të pavërteta, ndërsa theksoi se janë bërë me qëllim të denigrimit të figurës së ministres, Rozeta Hajdari.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinion publik se, të gjitha procedurat në lidhje me furnizimin me mallra për rezervë shtetërore janë zhvilluar dhe vazhdojnë të trajtohen bazuar në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Ligjin Për Rezervën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2022, Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/65 të datës 26.02.2022”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Më tej ky dikaster qeveritar tha se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore është duke u trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa shtoi se s’ka keqpërdorim të parasë publike.

Në reagim thuhet se kontratat e rezervës shtetërore janë të klasifikuara në nivelin sekret, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

“Kontratat e rezervës shtetërore janë të klasifikuara në nivelin sekret, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për denoncimin e shpifjeve dhe fyerjeve tek organet e Drejtësisë dhe njëherit ofron bashkëpunimin e plotë me të gjitha institucionet kompetente për çështjen në fjalë”, thekson tutje.

MINT shtoi se kishte shpallur tri herë procedura të prokurimit për të blerë sasi të Rezervës Shtetërore, ku një procedurë ka përfunduar me sukses, “e dy kanë dështuar për shkak të mos ofertimit nga operatorët ekonomikë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Sindikata e Trepçës kërkon hetim pas rastit në minierë: Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Rizvanolli publikon foto të minatorëve që u bllokuan në Stan Tërg

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Lazio e Atalanta synojnë Zhegrovën në janar

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Montella afër shkarkimit, Turqia mendon për pasuesin e tij

Montella afër shkarkimit, Turqia mendon për pasuesin e tij

Rizvanolli publikon foto të minatorëve që u bllokuan në Stan Tërg

Rizvanolli publikon foto të minatorëve që u bllokuan në Stan Tërg

Ish-trajneri i Baselit, Nocentini, kandidat për trajner te FC Malisheva

Ish-trajneri i Baselit, Nocentini, kandidat për trajner te FC Malisheva

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën