Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për auditorët e energjisë në Universitetin e Prishtinës, raporton teve1.info
Sipas njoftimit për medie, aktiviteti është organizuar nga Qendra për Energji të Qëndrueshme e Universitetit të Prishtinës.
“Me ftesë të Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli merr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për auditorët e energjisë (Auditoriumi i Amfiteatrit të Ndërtesës së Administratës Qendrore të UP-së, tek Instituti i Historisë, Prishtinë, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.