TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministrja Haxhiu flet për më të rejat rreth rastit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministrja Haxhiu flet për më të rejat rreth rastit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar se zhdukja e mostrave të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, kishte për qëllim dëmtimin e Qeverisë në raport me këtë rast.

E ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, ministrja Haxhiu tha se çështja tashmë është duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria e sipas saj, kushdo që e ka bërë këtë ka bërë vepër penale.

“Kjo çështje është duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria. Unë kam dhënë dëshminë time për këtë para pak ditëve, unë dhe zëvendësi im, për shkak se ne kemi qenë ata të cilët e kemi raportuar rastin në Prokurori sapo kemi marrë informatat nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Është një rast i paprecedent që ka ndodhur më lejoni t’ju njoftoj se është një gjendje e rëndë në Institutin e Mjekësisë Ligjore,  për shkak të raporteve ndërkolegiale, pra të stafit të Mjekësisë Ligjore. Unë nuk kam parë diçka të tillë asnjëherë në jetën time dhe përkundër reformave që ne i kemi nisur, është e pa mundshme të kemi sukses dhe këta e kanë bërë kushdo që e ka përdorur ka bërë shkelje, ka bërë vepër penale”, tha ajo.

Tutje Haxhiu tha se në laboratorin ku janë mbajtur mostrat e Deharit, kanë pasur qasje vetëm tre persona, teksa sipas saj, nëse rasti trajtohet me seriozitet shume lehtë mund të verifikohet se kush është personi që i ka zhdukur ato.

“Unë mendoj që qëllimi ka qenë përmes këtij rasti të na dëmtojnë edhe neve duke qenë se rasti Dehari është një nga rastet më të ndjeshme që ka pasur vëmendje shumë të gjerë të opinionit publik për t’u kuptuar e vërteta, dhe sigurisht që kërkesa për drejtësi është legjitime. Në vendin ku mbahen mostrat ne nuk kemi qasje aty kanë qasje vetëm tre persona. Tre persona kanë pasur qelsin dhe unë mendoj që nëse trajtohet seriozisht ky rast shumë lehtë mund të verifikohet se kush është personi që ka bërë një veprim të tillë”, tha ajo.

Por që sipas ministres Haxhiu, pavarësisht që mostrat janë zhdukur, kjo nuk mund të ndikojë në zbardhjen e rastit Dehari, sepse siç tha ajo raportet për ato mostra tashmë janë marrë dhe sipas saj, është vërtetuar se nuk ka pasur medikamente as në gjak e as në urinën e të ndjerit.

“Unë mendoj që ne për shkak të reformave përmes rregullores së brendshme të Institutit të Mjekësisë Ligjore që ne i kemi adresu në fakt është nënshkruar na ish-ministri i kalum zotëri Selimi, por që unë nuk kam pranuar që të fuqizohet sepse është një rregullore që parasheh një reformë për shkak të punës në lidhje me akreditimin e laboratorëve të IML-së që është shumë e rëndësishme që të akreditohet për shkak të ngritjes së vetëdijes në raport me veprimet e tyre që ka tash Ministria e Drejtësisë. Unë mendoj që atyre nuk po iu pëlqen kjo gjendje dhe për shkak të raporteve jo të mira që i kanë me njëri-tjetrin, kanë tentuar që përmes rastit Dehari të na dëmtojnë edhe neve, por edhe njëri-tjetrin që janë aty. Unë kam shpjeguar dhe kamë dhënë deklaratën time në Polici. Nuk përjashtoj unë asgjë, mirëpo po them që kushdo që e ka bërë qëllim ka pasë ta dëmtoj Qeverinë. Ajo çfarë unë kam kuptuar është që këto mostra nuk mund të ndikojnë në rastin penal sepse tashmë raportet për ato mostra pra gjak dhe urinë janë marrë është konstatuar që Astrit Dehari nuk ka pasur medikamente në gjak dhe urinë janë të njëjtat raporte sikurse edhe instituti zvicran që i ka dhënë. Pra janë të njëjta dhe nuk ndikojnë në rast, mirëpo kushdo që e ka bërë një krim të rëndë duhet të japë përgjegjësi”, tha tutje ajo./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

“Info Nata”- 15.09.2025

“Info Nata”- 15.09.2025

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Shiten brenda tri orësh të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën