TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haziri premton paga 1000 euro dhe mbështetje direkt për familjet

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Haziri premton paga 1000 euro dhe mbështetje direkt për familjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka prezantuar “Buxheti për Familjen”, një paketë politike dhe ekonomike që synon mbështetjen direkte të nënave, rritjen e pagave në sektorin publik dhe ndërtimin e një shtrese të mesme të qëndrueshme në Kosovë.

Haziri, në një intervistë për KosovaPress, thotë se LDK ka planifikuar që çdo nënë të përfitojë 2 mijë e 400 euro në vit për fëmijë, për një periudhë 12-mujore, duke e cilësuar këtë masë si fund të politikës së lëmoshës dhe fillim të një qasjeje të qëndrueshme të mirëqenies sociale.

Sipas tij, kjo mbështetje nuk synon t’i zgjidhë të gjitha problemet ekonomike të familjeve, por të ofrojë lehtësim real dhe mbështetje të vazhdueshme për nënat dhe fëmijët. Haziri thekson se ky projekt është pjesë e një vizioni më të gjerë për mbështetjen e familjes dhe qytetarëve në tërësi.

“Për fëmijë, për 12 muaj, LDK-ja e ka buxhetuar një projekt prej 2400 euro çdo nënë me i pas. Kjo mbështetje jep lehtësim. Nuk ia zgjidh krejt problemet, por lehtësim. Dhe natyrisht kjo është vetëm njëra nga vitet, sepse fëmija, nëna mbështetet. Por arsimtari një pagë deri në 1000 euro. 1000 euro për një arsimtar. Për një mësuese, për një edukatore në çerdhe, ose për një polic edhe një ushtar një rrogë deri në 1000 euro. Që e kap një mesatare, është koeficienti 150 për punonjës publik edhe shërbyes civil. E rrit standardin e jetës së familjes. Domethënë, nëse krejt këto kombinohen, ky projeksion buxhetor që ne e kemi planifikuar për familjen edhe për çdo qytetar është mirëqenie sociale. Le të themi, ndërtohet një shtresë e mesme stabile, e cila jeton e pavarur”, deklaron ai.

Në të njëjtën kohë, Haziri, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kritikon qeverisjen aktuale dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë vizioni strategjik në sektorin e energjisë.

Ai deklaron se qeveria tashmë në detyrë ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për blerje të energjisë elektrike, mjete të cilat, sipas tij, do të mund të ishin investuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend.

Sipas Hazirit, me këtë shumë Kosova do të kishte mundur të ndërtonte termocentralin e ri “Kosova C” ose kapacitete të reja energjetike me bazë gazi, përfshirë gazin amerikan, çka do të siguronte stabilitet afatgjatë energjetik dhe pavarësi më të madhe për vendin.

Ai theksoi se LDK kishte planifikuar investime prej 500 milionë eurosh për ndërtimin e kapaciteteve energjetike me gaz, ndërsa shpenzimi i 1 miliard eurove vetëm për import energjie e ka lënë Kosovën pa zgjidhje afatgjata.

“Vetëvendosja dhe politikat e Vetëvendosjes, pavarësisht kush i ka emrat e përveçëm, ku i kanë, këta janë duke blerë rrymë në mënyrë masive, 1 miliard euro. Me 1 miliard euro, ‘Kosova C’, që e kemi quajtur ne termocentralin e ri, LDK-ja. ‘Kosova e Re’ e ka quajtur qeverisja e PDK-së. Me një miliard euro ishin ndërtuar kapacitete energjetike në Kosovë. Ne, me një miliard euro, planifikuam që me 500 milionë euro të ndërtojmë kapacitete energjetike në gaz, me bazë dhe me burim gazin amerikan. Tash një miliard euro”, përfundon Haziri.

Tags: LDKLutfi HaziriTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tetë persona të lënduar në një aksident në Gllarevë

Gjendet i vdekur një person në fshatin Bellanicë të Malishevës

MINTI kërkon deklarim të qartë të produkteve të qumështit në treg

MINTI kërkon deklarim të qartë të produkteve të qumështit në treg

Vetëdorëzohet një person i dyshuar për pjesëmarrje në grup terrorist

Arrestohet në Prizren një i kërkuar, i dënuar me burg efektiv për “vjedhje të rëndë në tentativë”

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tetë persona të lënduar në një aksident në Gllarevë

Gjendet i vdekur një person në fshatin Bellanicë të Malishevës

Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin?

Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin?

MINTI kërkon deklarim të qartë të produkteve të qumështit në treg

MINTI kërkon deklarim të qartë të produkteve të qumështit në treg

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Edhe Polonia largohet si opsion, Kosova ende s’ka caktuar miqësore për muajin qershor 

Emisioni “Ditari” 30.04.2026

Emisioni “Ditari” 30.04.2026

Young pensionohet në moshën 40-vjeçare

Young pensionohet në moshën 40-vjeçare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën