TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministrja gjermane thotë se Kosova e ka vendin në KiE

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ministrja gjermane thotë se Kosova e ka vendin në KiE

Bundetagu gjerman ka diskutuar sot për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë fjalimit të saj para deputetëve gjermanë tha se Kosova i takon Këshillit të Evropës.

“Kosova si vendi më i ri në demokracinë evropiane, i takon Këshillit të Evropës. Mirënjohës për punën intensive të deputetëve gjermanë. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Baerbock.

Ndërkohë, krah Kosovës doli edhe deputeti konservator nga radhët e CDU-së, Knut Abraham.

Abraham tha se Kosova duhet të anëtarësohet në KiE, derisa i bëri thirrje qeverisë gjermane që të marrë një vendim përfundimtar në favor të Kosovës.

“Në debatin për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës në Bundestag sot, inkurajova qeverinë gjermane që të marrë një vendim përfundimtar për pranimin e Kosovës pasi të gjitha kushtet janë përmbushur”, u shpreh Abraham.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dërguar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, duke thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin, të cilin është zotuar t’a dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Kosovës të bëjë hapa konkretë për Asociacionin që t’i garantohet anëtarësimi në Këshill të Evropës.

Tags: annalena baerbockGjermaniakie
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën