TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ministrja e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve në Beograd

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ministrja e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve në Beograd

Ministrja e Shëndetësisë e Serbisë, Danica Grujiçiq ka treguar për gjendjen shëndetësore të nxënësve që janë plagosur sot në një shkollë fillore në Beograd, ku një 14-vjeçar ka vrarë tetë nxënës dhe një roje sigurie.

Grujiçiq ka bërë të ditur se gjashtë fëmijët dhe mësuesja e tyre janë vendosur në institucione shëndetësore në Beograd. Ajo ka deklaruar se një nxënëse është në gjendje kritike.

“Gjashtë fëmijë dhe mësuesja e tyre janë vendosur në institucione shëndetësore në Beograd, tre fëmijë në Klinikën universitare të fëmijëve në Tirshova dhe katër, tre fëmijë dhe mësuesja në Qendrën Urgjente. Dy djemë që janë hospitalizuar në Klinikën e fëmijëve në Tirshova, për fat të mirë kanë vetëm lëndime të ekstremiteteve të poshtme përkatësisht këmbëve dhe ata janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë, fatkeqësisht vajza e tretë ka pësuar lëndim të kokës dhe është në gjendje kritike. Është bërë operacioni, është bërë gjithçka që mund të bëhej, megjithatë dëmi ishte i madh dhe vazhdojë të luftojnë për jetën e saj. Në Qendrën e Urgjencës janë tre fëmijë, është një vajzë e cila është pranuar me lëndim abdominal nuk janë konstatuar lëndime në organet e brendshme, ka gjithashtu edhe lëndimin e dorës dhe aktualisht është stabile. Djali, i cili ka lëndim në këmbë aktualisht është në operacion ortopedik. Djali, i cili është qëlluar në gjoks, qaf, ka lëndim të boshtit kurrizor, unazës së 5 dhe 6 dhe ai është nga ata që janë në Qendrën Emergjente më së rëndi i lënduar, operacioni është duke vazhduar ende, janë bërë edhe disa incizime shtesë do të duhet të bëhen më shumë ndërhyrje diçka tani në këtë akt, diçka më vonë nëse situata stabilizohet.”, ka thënë ajo.

Tetë nxënës dhe një roje sigurie janë vrarë sot nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd. Në oborrin e shkollës është arrestuar nxënësi i kësaj shkolle, K. K. 14-vjeçar, i cili ka plagosur edhe gjashtë nxënës dhe një mësuese. Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliq ka deklaruar se janë duke u bërë hetime për ndriçimin e rastit.Sipas njohurive, siç ka treguar Miliq, 14-vjeçari veprën penale e kishte planifikuar që një kohë të gjatë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërcënohet kryeprokurori i GJND-së : Tërhiq urdhër-arrestin për Netanyahun ose do të “shkatërrohesh”

Kërcënohet kryeprokurori i GJND-së : Tërhiq urdhër-arrestin për Netanyahun ose do të “shkatërrohesh”

Trump thotë se ata që janë të interesuar në hetimin e Jeffrey Epstein janë ‘njerëz të këqij’

Trump thotë se ata që janë të interesuar në hetimin e Jeffrey Epstein janë ‘njerëz të këqij’

Një i vdekur dhe 18 të plagosur nga sulmet izraelite në Siri

Një i vdekur dhe 18 të plagosur nga sulmet izraelite në Siri

Kryetari i bashkisë së Stambollit dënohet me burg për kërcënimin e prokurorit të Stambollit

Kryetari i bashkisë së Stambollit dënohet me burg për kërcënimin e prokurorit të Stambollit

Mjet i dyshuar në një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë – Kosovë, policia jep detaje

Mjet i dyshuar në një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë – Kosovë, policia jep detaje

Syla: Vendimi i Speciales për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve, puro politik

Syla: Vendimi i Speciales për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve, puro politik

Kërcënohet kryeprokurori i GJND-së : Tërhiq urdhër-arrestin për Netanyahun ose do të “shkatërrohesh”

Kërcënohet kryeprokurori i GJND-së : Tërhiq urdhër-arrestin për Netanyahun ose do të “shkatërrohesh”

Emisioni “Ditari” 16.07.2025

Emisioni “Ditari” 16.07.2025

Bllokohen llogaritë bankare për disa komuna, Ibrahimi: Komunave iu kanë marrë mbi 210 milionë euro

Bllokohen llogaritë bankare për disa komuna, Ibrahimi: Komunave iu kanë marrë mbi 210 milionë euro

Hoxha kërkon profesionalizëm dhe integritet në punën e Policisë së Kosovës

Hoxha kërkon profesionalizëm dhe integritet në punën e Policisë së Kosovës

Trump thotë se ata që janë të interesuar në hetimin e Jeffrey Epstein janë ‘njerëz të këqij’

Trump thotë se ata që janë të interesuar në hetimin e Jeffrey Epstein janë ‘njerëz të këqij’

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X