TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fermerët, “Vita” dhe Ministria e Bujqësisë arrijnë marrëveshje të përkohshme, grumbullimi i qumështit rifillon nga sonte

by teve1
38 minuta ago
5
A A
Fermerët, “Vita” dhe Ministria e Bujqësisë arrijnë marrëveshje të përkohshme, grumbullimi i qumështit rifillon nga sonte

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, prodhuesit e qumështit dhe qumështorja “Vita” kanë arritur një marrëveshje të përkohshme pas një takimi të zhvilluar me ministrin në detyrë, Armend Muja.

Pas takimit, përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve Fidan Krasniqi, bëri të ditur se të gjitha palët janë dakorduar për hapat e mëtejmë, ndërsa Ministria dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) janë zotuar se do të publikojnë sa më shpejt rezultatet e analizave të mostrave të marra.

“Në takim ishim ne prodhuesit e qumështit, shoqata po ashtu edhe përpunuesi në këtë rast qumështorja Vita. Pas një diskutimi të gjatë edhe me ministrin edhe me përpunuesin edhe me prodhuesit, u zotuan të gjithë akterët u zotuan që ministria në këtë rast më konkretisht Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari, me një afat sa më të shpejtë do të dalin me rezultate të cilat, domethënë nga mostrat e marra nga qumështorja”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka thënë se vonesa në publikimin e rezultateve lidhet me faktin se mostrat nuk janë marrë vetëm në qumështoren Vita, por edhe në disa qumështore të tjera, ndërsa analizat kërkojnë kohë për shkak të specifikave të tyre.

“Arsyeja e vonesës për këto rezultate është sepse nuk është mbyllur vetëm qumështorja Vita, mostrat janë marrë edhe në shumë qumështore të tjera dhe për shkak të specifikave të analizave që do të bëhen në këto produkte, ne po shpresojmë që këto rezultate do t’i kemi sa më shpejt”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka njoftuar gjithashtu se qumështorja “Vita” është zotuar që nga sonte të rifillojë grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët.

“Nga qumështorja u zotua që nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit të freskët prej fermerëve, për arsye të korrektësisë, domethënë u arrit një marrëveshje e përbashkët e përkohshme që po shpresojmë që në takimet e radhës do të zgjidhen edhe problemet e tjera të cilat i shprehën sot në forma protestive prodhuesit e qumështit”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, sot, gjatë ditës fermerët kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuar që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht prodhimi i tij.

Kjo protestë ka ardhur pas mbylljes së përkohshme të fabrikës “Vita” në Istog, të enjten për shkak të një aksioni inspektues nga AUV dhe Ministria e Bujqësisë.

Përfaqësuesit e qumështores “Vita”, kanë deklaruar dy ditë parë se, vendimi për pezullimin e përkohshëm të punës është marrë nga vetë kompania dhe jo nga institucionet, ndërsa kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) që t’i publikojë sa më shpejt rezultatet e analizave të mostrave të marra gjatë kontrollit të fundit.

Komisioni për Monitorim dhe Ndjekje të Punës së Inspektorëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar dje se fabrika e qumështit “Vita” ka shkelur vendimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja të 10 majit 2026, me të cilin ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në fabrikat për përpunimin e qumështit./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit

Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Kush e udhëhoqi sulmin ndaj familjes Jashari?

Isufaj: Hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari finalizohen së shpejti

Emisioni “Ditari” 06.07.2026

Emisioni “Ditari” 06.07.2026

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Fermerët, “Vita” dhe Ministria e Bujqësisë arrijnë marrëveshje të përkohshme, grumbullimi i qumështit rifillon nga sonte

Fermerët, “Vita” dhe Ministria e Bujqësisë arrijnë marrëveshje të përkohshme, grumbullimi i qumështit rifillon nga sonte

Kush e udhëhoqi sulmin ndaj familjes Jashari?

Isufaj: Hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari finalizohen së shpejti

Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

KQZ në pritje të vendimit të Supremes për ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën