TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ministri Mehaj: Kosova është e sigurt, nuk biem pre e shantazheve

nga tëvë1
25 Mars, 2022
0
A A
Mehaj: Ka tendenca që projekti i Fondit të Sigurisë të pengohet

Ai ka thënë se Serbia ka për qëllimin destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit por sipas tij institucionet e Kosovës e kanë situatën e sigurisë nën kontroll.

Në një konferencë për media, Mehaj ka folur për punën një vjeçare dhe ka theksuar se po punojnë për anëtarësimin e vendit në NATO, por për këtë ka theksuar nevojën e mbështetjes nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in.

“Kosova i ka institucionet e veta të sigurisë, ne i përcjellim ngjarjet jo vetëm në rajon por edhe jashtë rajonit, gjeopolitikisht situata ka ndryshuar shumë… Ne nuk bimë pre e fjalëve, kërcënimeve, shantazheve të rreme siç ka bërë Serbia në tërë këto vite, ne e mbajmë atë gjakftohtësinë, Kosova është e sigurt, i ka institucionet e sigurisë, ne jemi bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in, kështu siç thoshte një plak, merru me atë që e dimë e njerëzit të flasin çka të duan”, ka thënë Mehaj.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë janë në vazhdimësi në dijeni për zhvillimet dhe se të njëjtat e kanë situatën nën kontroll.

“Strukturat e sigurisë së Kosovës janë në dijeni, nën kontroll çka qysh tek, e çfarë qëllime ka Serbia destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit. Ju e dini që Serbia nuk ka hequr kurrë tendencat e tyre për të destabilizuar Kosovës, as Malin e Zi e as Bosnjën.

Kanceri i Evropës, apo kanceri i Ballkanit ka qenë gjithmonë Serbia, tërë luftërat që janë krijuar në Ballkan janë krijuar nga Serbia, Kosova nuk e ka sulmuar kurrë askënd. Prej Sllovenisë kanë krijuar luftë, në Bosnje, Kroaci, në Kosovë që e kemi pasur luftën e fundit, pro ju e keni parë ndërhyrje politike në Mal të zi. Siç kanë thënë pleqtë duhet me u përgatitë për më të keqen e me shpresu më të mirën. Organet tona të sigurisë kanë kontrollin e duhur, policia është në dijeni, inteligjenca policore, doganat, AKI, i kanë informatat e duhura, ndërmarrin veprimet e duhura”, ka thënë Mehaj.

Mehaj ka thënë se prioritet e kanë pajisjen e ushtrisë me kapacitetet të mirëfillta ushtarake për mbrojtje të territorit.

“E kemi kryer fazën e parë të tranzicionit, nuk do të thotë me punu ne në ngadalësi mos me i arrit kapacitetet më herët se që është planifiku, por nuk do të thotë që del jashtë planit të tranzicionit, në anën tjetër nuk do të thotë për shkak të rrethanave të sigurisë që kalon edhe Kosova por edhe shtetet e tjera si Kosova mos me u anëtarësu në NATO ose mos me pas mbështetje me u anëtarësu më herët në NATO, këto janë dy rrugëtime të ndara. Fokusi jonë është ushtria t’i ketë kapacitetet e mirëfillta ushtarake për mbrojtje të territorit sa më shpejtë që është e mundshme, por këto janë krejt në koordinim e sipër me aleatët dhe partnerët tanë”, ka thënë Mehaj.

Ai ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës në NATO ekziston mbështetja nga shumë shtete partnere por ka theksuar nevojën e mbështetjes nga shtetet mosnjohëse.

Ndër të tjera, Mehaj ka thënë se Kosova do ta ketë Agjencinë e inteligjencës për siguri, çka edhe është kriter për anëtarësimin në aleancë.

E derisa ka folur për punën një vjeçare të ministrisë dhe Forcës, Mehaj ka përmendur edhe donacione nga vendet partnere duke theksuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa ka deklaruar se janë para nënshkrimit edhe të marrëveshjeve të tjera me shtete si Turqia, Polonia, Gjermania, Sllovenia, Mali i Zi, Italia e Hungaria.

Ministri i Mbrojtjes gjithashtu ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë edhe e ushtrimit të radhës “Defender Europe 23” pas suksesit në atë të vitit 2021.

“Forca e sigurisë së Kosovës dot ë marrë pjesë edhe me dy regjimente në ushtrimin e radhës Defender Europe 23. Sa e përfshin numrin prej dy regjimenteve është mbi 1 mijë vetë që do ë jenë pjesëmarrës nga Forca e sigurisë së Kosovës. Këtu do të kemi edhe role kyçe në udhëheqësi, në komandë, por edhe do të vlerësojmë e validojmë regjimentet që do të marrin pjesë”, ka thënë ai.

Ndërsa zbarkimin e pjesëtarëve të Forcës, krah atyre të Shteteve të Bashkuara, në mision paqeruajtës në Kuvajt, Mehaj e ka vlerësuar arritje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se Kosova është në kohën kur po eksporton siguri dhe nuk është vetëm konsumuese e saj, duke bërë të ditur se janë në koordinim për bashkë-zbarkime të tjera.

Lajme jo të vërteta Mehaj i ka quajtur raportimet për largimin e pjesëtarëve të FSK-së në numër të madh nga shërbimi.

Ai ka thënë se demobilizimi aktual nuk dallon nga ai i zakonshmi në dhjetë vitet e fundit ku sipas tij është e natyrshme që dhjetëra pjesëtarë në vit të braktisin Forcën për arsye të ndryshme.

“Besoj ka qenë rreth 80 apo 85(largimi në vitin 2021), por nuk ka ndryshime prej viteve të kaluara. Demobilizim kur shkruhet edhe ata që dalin në pension hyjnë në atë listë. Nuk ka ndryshim prej trendit, krejt normale me lënë 50 apo 70 brenda një viti, disa për shkak të nevojave shëndetësore, të tjerë dalin në pension, dikush martohet, dikush gjen ndonjë punën tjetër, kjo është normale në të gjitha ushtritë e botës, njerëzit të ne janë shumë profesionistë, shumë të përkushtuar, janë shumë atdhetar”, ka thënë ai. /kp

Tags: KosovaMehaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës

Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës

Rey Manaj kërkon falje

Rey Manaj kërkon falje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X