TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Meta kundërshtoi dhunshëm arrestimin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Meta kundërshtoi dhunshëm arrestimin

Ministri i punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka reaguar mëngjesin e kësaj të marte me anë të një postimi në Facebook lidhur me ekzekutimin e arrestimit të ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Hoxha shkruan se ndonëse ditën e djeshme u komentua dhe u hodhën akuza me etiketime shumë të rënda ndaj punonjësve të policisë, këta të fundit kanë bërë vetëm detyrën.

Sipas tij, forca e ushtruar prej tyre në arrestimin e Ilir Metës, ka qenë e detyrueshme pasi ky i fundit ka refuzuar ti bindet vendimit të gjykatës.

Reagimi i Ervin Hoxhës:

Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit.  Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë.

Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes.

Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj çka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare.

Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi. Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes.  Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre.

Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.

Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.  Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi. Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua.

Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici. Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij.

Madje sipas analizës  përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm. Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese!

Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit.

Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës. Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg.

Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Anulohen mbi 1 mijë fluturime në SHBA për shkak të stuhisë së dëborës

Anulohen mbi 1 mijë fluturime në SHBA për shkak të stuhisë së dëborës

Spahiu: Në të kaluarën vjedhjet e votave kanë qenë edhe më të mëdha se në Prizren, tashmë veçse po zbulohen

Spahiu: Në të kaluarën vjedhjet e votave kanë qenë edhe më të mëdha se në Prizren, tashmë veçse po zbulohen

Avokati Musa: E lehtë të identifikohen personat e përfshirë në vjedhjen e votave gjatë numërimit

Avokati Musa: E lehtë të identifikohen personat e përfshirë në vjedhjen e votave gjatë numërimit

Reuters për arrestimet rreth falsifikimit me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së

Reuters për arrestimet rreth falsifikimit me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së

Vjedhja e votave në Prizren, Hoxha: Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur, duhet të mbajë përgjegjësi

Vjedhja e votave në Prizren, Hoxha: Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur, duhet të mbajë përgjegjësi

Emisioni “Info Nata” 23.01.2026

Emisioni “Info Nata” 23.01.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 23.01.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 23.01.2026

Emisioni “Ditari” 23.01.2026

Emisioni “Ditari” 23.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën