TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri britanik: Kosova dhe Serbia të punojnë bashkë për t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministri britanik: Kosova dhe Serbia të punojnë bashkë për t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit

Ministri britanik për Çështjet Europiane, Leo Docherty, ka qëndruar sot në Serbi në kuadër të një vizite në rajon.

Ai pati takime dypalëshe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe ministren e Integrimeve Europiane, Tanja Mishçeviq.

Në njoftimin e ambasadës britanike në Beograd thuhet se Docherty, ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës dhe i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe u bëjmë thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë që të punojnë së bashku për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, tha ministri britanik. Ngjarjet e 24 shtatorit paraqesin rreziqe reale për stabilitetin rajonal. Ato burojnë nga grumbullimi i pakontrolluar i armëve dhe dështimi për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, qëllimi i të cilit është që të gjitha komunitetet të ndjehen të qetë dhe të sigurt. Ministri Dockerty i bëri thirrje Serbisë që të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të dekurajuar dhunën e mëtejshme, si dhe të përmbahet nga çdo lëvizje apo retorikë që do të komplikonte kthimin në dialog nën kujdesin e Bashkimit Europian. Mbretëria e Bashkuar inkurajon Serbinë dhe Kosovën që të veprojnë me përgjegjësi dhe të kthehen në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE-ja si çështje urgjente dhe në mirëbesim”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

Ai u takua edhe me përfaqësues të kompanive britanike aktive në Serbi, si dhe me deputetë, anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën