TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Minatorët thonë se jeta u është vështirësuar, do të protestojnë para qeverisë

Përveç në minierën e Stan Tërgut, minatorët edhe minierën e Artanës dhe Kishnicës tash e dy javë kanë hyrë në grevë. E në Artanë për shkak të shembjes së dheut, një pjesë e minatorëve iu dash ta ndërprenë grevën. Gjendja e tyre ekonomike nuk është aspak e mirë prandaj ata kanë paralajmëruar që të enjten do të dalin në protestë para Qeverisë.

nga Doresa Geci
11 muaj më parë
0
A A
As më 1 gusht minatorët nuk i morën pagat e qershorit, kryeshefi kërkon që të bëjnë durim

Që më shumë se katër dekada punon në këtë vend.

Por për punën që bënë në Minierën e Artanës, Malush Gashi, thotë se që nga muaji qershor nuk ka marrë pagë.

Kjo ja ka rënduar jetën Gashit, i cili me pagën e tij mbanë edhe 6 anëtar të familjes.

Për shkak të borxheve mbi 400 euro, Gashi tregon se ia kanë shkëputë edhe rrymën.

“Jam vet i shtati, të ardhura nuk kam kërkah prej këtu mbana, qitu jam hi në kredi e kam ndreq shtëpinë, ma shumë prej shoqnisë, rrymën ma kanë këputë nuk di çfarë të bëjë çfarë hallesh, kryeministrin e kam votu që na ndihmon e që na del qashtu as në ëndërr nuk e kam pa”, ka thënë Malush Gashi- minator.

64 vjecari shprehet i zhgënjyer me trajtimin qe po i bëhet minatorëve.

“E ka leshu ky rrugën e Zotit, nuk mendon për njeri të gjall vec mendon për karrige të vetën, nuk bënë se  64 vjet i kam bo, mos me pas as pension, as rrugë të hajrit, që tre muj ma kan ndal pagën, cka me bo a myt në branë a, ku me lan unë ata shtatë anëtar”, thotë ai.

Minatorët e Minierës së Artanës grevën e kanë filluar që dy javë, pasi nuk morën dy pagat.

Por të martën për shkak të shembjes së dheut në këtë minierë disa  minatorëve iu dashtë të ndërpresin grevën e të pastrojnë korridoret,.

“Edhe na që dy javë jemi në grevë por kemi pas një shembje këtu në Minierë dhe është dashtë patjetër që  të intervenohet , mos më lan mu mbylle te na shkon deri në tre muaj me hap një korridor, mos me pas intervenua sot ish mbyll ai korridor dhe ish shku puna dëme gjatë asaj periudhë”, shprehet Liridon Mehmeti.

Po ashtu edhe minatorët në Minierën e Kishnicës kanë bojkotuar punën  për shkak të pagave.

Kështu, nga Sindikata e Minatorëve kanë bërë të ditur se me 15 gusht do të dalin para Qeverisë.

“Minatorët kanë pas sot një takim, dhe unanimisht kanë nxjerr një vendim nëse mund ta quajmë, për një protestë e cila do të fillojë  te enjten nga ora 12 deri në orën para ndërtesës së Qeverisë për të protestuar”, Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve .

Qeveria e Kosovës në fillimi të muajt gusht pati deklaruar se janë të përkushtuar në gjetjen e një zgjidhje por se përkrahja financiare varet nga plani dhe zotimi konkret që do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.

Tags: minatoretProtesta
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X